Po lyente një pallat/ Bie nga lartësia, humb jetën shqiptari në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Greqi pasi ka rënë nga lartësia duke punuar për lyerjen e një pallati. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës, teksa 49-vjeçari punonte në një nga kantieret në zonën Argyrain të Mykonos.

Sipas protothema.gr, punëtori ishte përgjegjës për lyerjen në murin e jashtëm të pallatit dhe për arsye të papërcaktuara u shemb mbi materiale ndërtimi duke sjellë vdekjen e menjëhershme.

Trupi i tij i pajetë u gjet pak më vonë nga djali i tij, i cili po punonte me të dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes pak minuta para ngjarjes për të çuar disa mjete në makinë.

Siç raporton protothema.gr, punimet siç rezultoi nga hetimet paraprake, janë kryer pa leje ndërtimi, ndërsa punëtori shqiptar nuk dispononte dokumente të ligjshme qëndrimi në Greqi. Nga të dhënat e deritanishme nuk është mundur të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes. Punëdhënësi i viktimës kërkohet nga policia pasi akuzohet për ‘vrasje me paramendim”.

Trupi i pajetë i punonjësit shqiptar do të transferohet në mjekësinë ligjore të Pireut me urdhër të zv/prokurorit të Gjykatës së Rrethit Siros.

 

Të fundit

Vendimi i BSH/ Kredia për qytetarë për blerje banese kufizohet nga 1 korriku

Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar kredinë për qytetarët për blerje banese....

“Partia Demokratike garoi në zgjedhje me listën e dasmës së Berishajve”

Gazetari Habjon Hasani ka bërë një analizë të zgjeruar politike, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Një postim i tij në Facebook...

“Janë 30 episode të trafikut të drogës” – Klodiana Lala flet për operacionin e SPAK

Gazetarja Klodjana Lala foli pasditen e sotme në News 24 për operacionin “Ura” të zhvilluar nga SPAK dhe antimafia italiane që çoi në lëshimin...

Konferenca e 5-të Shqipëri-BE zhvillohet nesër, mungon Rama

Bashkimi Europian do të mbajë nesër konferencën e pestë ndërqeveritare me Shqipërinë. Bëhet fjalë për hapjen e bisedimeve për grupkapitullin e tretë i cili...

Buxheti i shtetit ka rënie ritmi, në prill u arkëtuan 650 mln euro

Buxheti i shtetit arkëtoi 650 mln euro në muajin prill, ndërsa priste të mblidhte 675 mln euro. Kjo është hera e pare qe nga...

Lajme të tjera

Web TV