Apeli liron nënën lehonë nga burgu, flet bashkëshorti: S’kam pasur dijeni për gjobën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit ka vendosur ditën e sotme të lirojë nga burgu nënën lehonë, e cila u arrestua ditë më parë për një gjobë të pashlyer për braktisjen e pretenduar të fëmijës së parë nga martesa tjetër, e cila u konvertua në 50 ditë burg.

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, bashkëshorti i saj ka falenderuar të gjithë teksa i është përgjigjur edhe disa pyetjeve të gazetarëve.

Ai është shprehur se nuk kanë qenë në dijeni për gjobën, teksa ka shtuar se në momentin e arrestimit të bashkëhsortes së tij, ka qenë në shtëpi.

Mes të tjerash, bashkëshorti i Diana Bahçes është shprehur se ajo ka dashur që ta takojë më përpara fëmijën nga martesa e parë, por nuk është lejuar nga ish-bashkëshorti

Bashkëshorti i Diana Bahçes: Faleminderit nga zemra për të gjithë. Nuk kam qenë në dijeni të kësaj gjobe. Në momentin e arrestimit të saj kam qenë në banesë. Oficeri e ka ditur se kam foshnje. Diana nuk e takon fëmijën e parë që pretendohet se e ka braktisur, nuk e ka lënë ish-burri.

Në martesë e mbrapa jo, por përpara po. Unë po e lejoj të takojë edhe fëmijën tuaj. Shumë e vështirë ka qenë këto ditë që një burrë nuk është si nëna në raport me nënën.

Të fundit

Premtimi i madh i Barcelonës: 2026 me sulmuesin e madh!

Përtej zhgënjimit për merkaton e dobët që klubi këtë verë, Hansi Flick ndihet pozitiv për faktin që katalanasit nuk...

Ambasadori amerikan: SHBA do stabilitet në Ballkan

Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po...

BE jep 1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje për Afganistanin

ashkimi Europian ka ofruar 1 milion euro fonde dhe rreth 130 ton pajisje si ndihma humanitare për Afganistanin, që është goditur nga një tërmet...

Grupet kriminale nga Ballkani po zgjerojnë rolin e Afrikës në tregtinë e kokainës

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat janë ndër trafikanët kryesorë të kokainës në Evropë, po konsolidojnë praninë e tyre në Afrikën Perëndimore, duke...

Sondazhi: Shqipëria, më entuziastja për anëtarësimin në BE

Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të...

Lajme të tjera

Web TV