Arrestimi e ndau nga djali 8 ditësh, gjykata nxjerr nga burgu nënën lehonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ka nxjerrë nga burgu nënën lehonë, Diana Bahçen, e cila u arrestua pak ditë pasi lindi djalin e saj, pasi kishte marrë një gjobë prej 250 mijë Lekësh që iu konvertua në 50 ditë burg.

Seancën gjyqësore e ka ndjekur nga afër gazetarja e Klan News,  e cila ka raportuar zhvillimet e seancës.

Seanca e ardhshme lidhur me këtë çështje do të zhvillohet më 14 Prill, në orën 10:00

Gjykata vendos pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg derisa të shqyrtohet kërkesa tjetër për shlyerjen e gjobës.

Mbrojta merr përsipër që të paguhet gjoba.

Prokuroria: A jeni dakord që ju të paguani gjobën dhe quhet dënimi i shlyer dhe çështja zgjidhet përfundimisht që të mos zvarritet nëpër procese gjyqësore? Dhe jam dakord që të lirohet menjëherë nga burgu për shkak të situatës ku ndodhet.

Prokuroria: Kemi një dënim të shtetases në fjalë. Ka vendim dënimi me gjobë që nuk është ekzekutuar nga përmbarimi dhe ata kanë njoftuar prokurorinë. Nuk kemi qenë në dijeni që zonja ka qenë me fëmijë sepse vendimi është në Qershor 2022 dhe zonja ka qenë në mungesë.

MbrojtjaKërkojmë lirimin e menjëhershëm nga burgu për shkak të fëmijës së mitur që është vetëm 20 ditësh.

Mbrojta: Ne kemi bërë dy kërkesa, shtyrja e afatit të ekzektutimit të vendimit derisa fëmija të bëjë 1 vjeç dhe po ashtu pezullimin e vendimit me burg.

Akuza: Nuk është shlyer gjoba dhe për këtë arsye, prokuroria ka vënë në lëvizje gjykatën për të bërë konvertimin e gjobës në burg.

Të fundit

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Lajme të tjera

Web TV