E rëndë në Gjermani! Vajza 12-vjeçare vritet nga shoqet e klasës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një adoleshente është gjetur e vrarë në Freudenberg, Gjermani, pasi kishte dalë nga shtëpia e një shoqeje.
Sipas autoriteteve, dyshohet se viktima është qëlluar me thikë dhe për shkak të humbjes së madhe të gjakut ajo ka humbur jetën.

“Fëmija vdiq si rezultat i plagëve të shumta me thikë dhe humbjes së gjakut”, tha prokurori i Koblenz, Mario Mannweiler në një konferencë për shtyp, duke shtuar se “nuk kishte indikacione për abuzime seksuale”.

Dy vajza, 12 dhe 13 vjeç, kishin pranuar vrasjen, shtoi Florian Locker, kreu i departamentit të vrasjeve në policinë e Koblenz. Dy vajzat “bënë deklarata për këtë çështje dhe në fund e pranuan krimin”, tha Locker. Vajzat dhe Luise e njihnin njëra-tjetrën, shtoi Mannweiler. Por ai nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme për shkak të moshës së të dyshuarve, të cilët janë shumë të rinj për t’u mbajtur penalisht përgjegjës për veprimet e tyre në Gjermani.

Në Gjermani mosha e përgjegjësisë penale fillon në 14 vjeç.

Hetuesit nuk e kanë gjetur ende thikën ose thikat e përdorura në sulm, shtoi Mannweiler.

Luise ishte menduar të shkonte nga shtëpia e shoqes së saj, por prindërit e saj ngritën alarmin të shtunën në mbrëmje pasi ajo nuk u kthye.Zhdukja e saj shkaktoi një operacion masiv kërkimi që përfshinte dhjetëra policë, një helikopter dhe dronë.

Të fundit

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Lajme të tjera

Web TV