PAMJE të FRIKSHME nga Turqia, 18 të vdekur nga përmbytjet, ura ndahet në dysh (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 18 persona kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në provincat e goditura nga tërmeti, në Sanliurfa dhe Antiyaman. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu konfirmoi sot se 16 njerëz vdiqën në Sanliurfa dhe dy në Antiyaman, ndërsa theksoi se furnizimi me ujë do të rikthehet në Sanliurfa të shtunën në mëngjes.

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se ekipet e shpëtimit me ndihmën e zhytësve janë vendosur për të shpëtuar banorët e bllokuar në zonat e përmbytura, si dhe për të gjetur personat e zhdukur. Ai thekson se më shumë se 100 milimetra shi ranë në provincat e goditura nga tërmeti në Turqinë juglindore për vetëm 24-orë.

Të dy provincat kanë një popullsi prej rreth 2.7 milionë banorësh, të cilët ende po përpiqen të rikuperohen nga tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit që vranë më shumë se 48,000 njerëz në Turqi dhe lanë miliona të tjerë të pastrehë, tani duket se duhet të përballen me një tjetër sfidë të natyrës.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV