Takimi me Borrell dhe Varheley/ Rama: Mund të anëtarësohemi në BE brenda dekadës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë takimit që kreu i qeverisë Edi Rama pati dje me dy përfaqësuesit e lartë të BE-së, Josep Borrel dhe Oliver Varhelyi u shpreh se Shqipëria mund të anëtarësohet në BE brenda një dekade. Dy përfaqësuesit e BE-së vlerësuan reformat e bëra në vend, por kërkuan më shumë rezultate sidomos në çështjet e drejtësisë.

Ditën e djeshme u mbajt në Tiranë mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE dhe Shqipërisë. Të pranishëm ishin dy zyrtarët e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Oliver Várhelyi që pasi patën takim me kreun e qeverisë Edi Rama, organizuar edhe një mbledhje më të zgjeruar më përfaqësues politik, të drejtësisë dhe institucioneve zgjedhore. Kreu i qeverisë tha se vendi ynë nuk është në fund të trenit të integrimit, por në krye të rajonit. Rama dha shpresa se Shqipëria mund të integrohet në BE brenda kësaj dekade, por ka ende shumë detyra për të plotësuar. Gjithashtu dy përfaqësuesit e lartë të BE-së vlerësuar ecurinë e vendit tonë në procesin e integrimit, por kërkuan më shumë rezultate, sidomos në fushën e drejtësisë për ndëshkimin e perosnave të përfshirë në korrupsion. “Që të bëhemi anëtar të BE ka ende shumë detyra për të kryer. Me BE që kemi sot, anëtarësimi mund të bëhet brenda kësaj dekade. Ne na intereson të bëjmë detyrat tona sepse rrugët shkurt të çojnë më gjatë.”- tha Rama.

Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Várhelyi tha se duan që Ballkani Perëndimor të jetë sa më shpejt në BE, ndërsa vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në realizimin e reformave. “Ramë dakord se vitin e kaluar nuk u humb kohë, reformat ecën me ritëm. KE është këtu për të kërkuar më shumë, kemi kërkuar përshpejtim të reformave. Ramë dakord se nëse gjithçka shkon mirë, ky vit do jetë edhe më i sukesshëm, të dyja palët fitojnë nga ky progres”, tha Várhelyi. Lidhur me reformën në drejtësi, kreu I qeverisë u shpreh I prerë se ka ikur koha kur pushteti ndikonte për të mos ndëshkuar zyrtarët e saj të lartë. “Reforma në drejtësi po jep fryte domethënëse. Nuk është fushë me lule, ka dhe ajo ferrat e veta. Në Shqipëri po ndodh ajo që deri shumë pak kohë më para askush nuk e imagjinonte. Drejtësia, po godet njerëz, individë, të lidhur me pushtetin apo jo, siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi”, tha Rama. Në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit është rënë dakord mes dy palëve që të pezullohet procesi i pasaportave të arta, që parashikonte të pajiste me një pasaportë shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ PS-PD, “të dashuruara” pas votës së emigrantëve

Borrell tha se kanë rënë dakord me Ramën. “Patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që nuk do të bëhet miratimi i pasaportave të arta.”- tha Borrell. Ndërkohë që nga ana tjetër kryeministri u shpreh se nëse Gjykata Europiane do të vendosë kundër pasaportave të arta, atëherë çështja do të mbyllet. Sa i takon amnistisë fiskale, Rama tregoi edhe njëherë qëndrimin se nuk do të tërhiqen nga kjo nismë. “E kemi pezulluar projektin e pasaportave të arta. Nuk do ta nxjerrim më këtë inciativë në tavolinë pa vendosur gjykata europiane. Nëse vendos gjykata europiane kundër, nuk do e hapim më si çështje”, tha Rama. BE ndërkohë do të vërë në dispozicion fondin për hapjen e Kolegjit Europian të Bruzhit në Tiranë, për të cilin është rënë dakord në samitin e BE-së që u mbajt më 6 dhjetor në vendin tonë. ‘Jam i lumtur që gjetëm financime për kampusin evropian në Tiranë, Ky është një sinjal i qartë, se anëtarësimi është afër”, tha Varhelyi. Këtë herë ka sjellë fondin për Kolegjin Europian pasi u propozua prej nesh dhe u pranua në samitin e Tiranës dhe kjo është dhuratë e bukur dhe e merituar nga Shqipëria”, tha Rama. Borrell tha se shumë shpejt do të alokohet edhe fondi i BE-së 80 mln euro për të mbështetur Shqipërinë në sfidën energjetike. Një koment Borrell e pati edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe takimit që do të mbahet më 18 mars. Borrell tha se në këtë takim palët do duhet të bien dakord për afatet se kur do të zbatohet propozimi i BE-së, i cili është pranuar edhe nga Kurti edhe nga Vuçiç. Rama dhe dy zyrtarët e lartë, Varhelyi dh Borrell u pyetën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Të pyetur për data, Rama dhe Varleheyi theksuan se ky proces matet me pune, jo me afate. “Është një pyetje që më bëhet sa herë vij këtu. Kemi çdo gjë në vendin e duhur. Kemi bisedimet e anëtarësimin, gjithçka varet nga sa shpejt përmbushen kushtet për anëtarësimet nga Shipëria. Nuk punojmë me afate se nuk arrihet puna në terren. Ky është një çamçakëz për debate publike.”- tha Varhelyi.

 

Të fundit

Merrnin deri në 500 euro për kalimin e emigrantëve të paligjshëm,dërgohen 8 policët

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal...

Kapen hajdutët e bizneseve dhe banesave, vihen në pranga dy të rinjtë në kryeqytet

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi kryenin vjedhje të banesave dhe subjekteve në kryeqytet. A.L., 35 vjeç dhe E.M.,...

A do të përfundojë lufta në Ukrainë? Donald Trump shprehet se dëshiron të takojë Putinin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së premtes se dëshiron që të flasë me presidentin rus Vladimir Putin. “Unë mendoj se mund të...

NATO përgatit masa për të bllokuar planet e Trumpit për Groenlandën

Aleanca e Atlantikut të Veriut po shqyrton zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në Arktik për të frenuar interesin e SHBA-ve për blerjen e...

Të heqësh dorë nga kafeja, zbuloni çfarë i ndodh trupit

Shqiptarët janë të çmendur pas kafesë. Konsumimi i kafes në vend është 2.3 kilogramë për frymë në vit. Kur vjen puna tek kafja, në botë...

Lajme të tjera

Web TV