Partia Demokratike ndahet në dy seli/ Zbulohet godina ku do të qëndrojë grupi i Alibeajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike duket se do të ketë dy seli.

Pas vendimit të Apelit, i cili në një farë mënyrë i dha vulën Alibeajt, ky i fundit bashkë me grupin e deputetëve të tij, kanë zgjedhur të marrin ambiente të reja zyrash për të shmangur një përplasje me Berishën.

Nga foto e siguruar shihet që në hyrje është vendosur dhe logoja dhe emri i Partisë Demokratike, çka të jep idenë se tani ka dy seli.

Mësohet se selia e grupit të Alibeajt ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit.

Kujtojmë se KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj, ndërsa grupimi i Berishës do të futet në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por jo me logon e PD, referuar vendimit të sotëm të KQZ-së.

Të fundit

Blendi Kajsiu: Diktatura liberale e Edi Ramës

Në pamje të parë koncepti “diktaturë liberale” duket paradoksal pasi per ne është e pamundur ta ndajmë liberalizmin, si...

Kodi i ri Penal, kryeprokurori: Zgjerohen veprat e rrezikshme

Drafti i ndryshimeve në Kodin Penal është pritur me kritika nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Përmes një reagimi shpërndarë mediave ai e cilëson...

Komisionerja e BE: Serbia, e detyruar të respektojë të drejtat e minoriteteve shqiptare!

Komisionerja e Bashkimit Europian Marta Kos i ka dërguar një letër të hapur deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi lidhur...

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 21 pasurive me vlerë totale 9,3 milionë euro, të cilat i përkasin personave...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

Lajme të tjera

Web TV