I vetëm në Seli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja 

Askush nuk e ka menduar se Doktor Demokracia bëri një përballje donkishoteske dyvjeçare, duke manipuluar njerëzit, përdorur mediat dhe televizionet, analistët dhe oligarkët, makinerinë e baltës dhe linçimit, uzurpoi stemën dhe partinë, karrigen e kryeopozitarit dhe Selinë, vetëm për të rrënuar Selinë dhe për të ndërtuar Qelinë.

E kujt do t’i vinte në mendje se Ay që u nis për të rrëzuar Edi Ramën dhe do të merrte Pushtetin, që shpalli “revolucionin” e pakthim si zgjidhje dhe protestat masive si zgjedhje, që premtoi se për gjashtë muaj ata që kishin ngrënë me lugë druri do të hanin me lugë floriri dhe ata që kishin ngrënë me lugë floriri do të liheshin pa ngrënë, e paska marrë Selinë jo për të sjell demokracinë, por për të ndërtuar aty Qelinë.

Ai, lider i madh, marreshall i gjithëpushtetshëm, kolonel që s’ka kush t’i shkruaj, por, mbi të gjitha, s’ka asnjë lexues që ta lexojë dhe asnjë dëgjues që ta dëgjojë, po imiton të paimitueshmit, po tenton të shndërrohet në pasardhës të Faraonëve të Lashtë të Egjiptit, që sipas një tradite të kahershme u duhej që ndërtesën e ushtrimit të pushtetit të tyre ta merrnin me vete edhe në botën e përtejme, duke u varrosur aty ku kishin ushtruar detyrën dhe kishin kaluar kohën më të madhe të jetës. E bënin që edhe në përtej botë të kishin autoritetin e këtejshëm.

Veçse ky Faraoni ynë, që ngriti baltën ndaj Bashës, duke e qesendisur si Brava apo duke e fyer vetëm e vetëm se blindoi selinë për të shmangur përplasjen fizike mes demokratëve që Ay kishte ndezur me zjarrin e mashtrimit dhe me shkrepsen e gënjeshtrës, e paska zbuar Lulin nga Selia, sepse ajo nuk u dashka përdorur si shtëpi e demokratëve, por si Varr për Faraonin, që në botën e përtejme të mos ketë frikë se mund ta marrin në llogari për marritë që bëri këtej.

Lexo edhe :  Pse Edi Rama e ka hak 'drurin' nga Rai 3

Ndërkohë që të gjithë e kryejnë “arrestin me burg” në burg dhe “arrestin shtëpiak” në shtëpi, Sali Berisha do ta shndërrojë selinë në shtëpi, që Selia t’i shërbejë si Qeli, dhe të mos ketë frikë se pas ikjes së tij do të vijnë dhe do t’ia marrin, sepse ai e di që si uzurpator me vjedhjen e ligjit të tokës së xanun, pas burgosjes së tij e ka radhën lirimi i selisë.

Nuk ka zhgënjim më të madh për ata që e kanë besuar, marri më të madhe për ata që e kanë ndjekur, zhgënjim më të jashtëzakonshëm për ata që çoç e kanë ditur dhe për ata që kanë besuar se kjo ditë nuk kishte për të ardhur kurrë, të paktën sa të ishte gjallë Doktori, se fundi i tij do të ishte i vetëm në Seli.

Të fundit

Ujërat e ndotura/ Balluku: Subjektet që nuk zbatojnë ligjin, përballen me penalitete

1 maji është afati i fundit për të gjitha subjektet për të vendosur impiante të trajtimit të ujërave të...

Universiteti ‘Columbia’/ Protestuesit bllokojnë një nga sallat e universitetit

Një grup protestuesish në Universitetin ‘Columbia’ në Nju Jork ka bllokuar një nga sallat e universitetit duke mos lejuar punonjësit dhe studentët e tjerë...

Kundërshtare apo bashkëpunëtore me Argita Malltezin? Ja si përgjigjet Basha

As kundërshtare dhe as bashkëpunëtore nuk e zgjodhi kreu i PD Lulzim Basha, Argita Malltezin, me të cilën ka pasur një njohje të vjetër...

Snoop Dogg ndjek në rrjetet sociale këngëtaren shqiptare, ja për kë bëhet fjalë

Ai është një ndër reperët legjendar si dhe më të famshëm dhe më të suksesshëm në botë. Bëhet fjalë për Snoop Dogg . Reperi amerikan...

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, 816 aplikime për inpute bujqësore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se janë 816 fermerë që kanë aplikuar për mbështetje me subvencione nga Skema Kombëtare 2024 për masën...

Lajme të tjera

Web TV