Çfarë parashikon aneksi i zbatimit të Marrëveshjes së normalizimit Kosovë – Serbi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas orëve të gjata negocimi Kosova dhe Serbia u pajtuan me aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve që u aprovua me një deklaratë të Bashkimit Evropian.

Aneksi është shtojcë integrale e marrëveshjes bazë dhe parasheh që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të implementojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ajo.

Marrëveshja dhe ky aneks po ashtu për palët bëhen pjesë kyçe të proceseve të integrimit. “Menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, lehtësuesja, BE-ja do të nisë procesin për të amandamentuar Kapitullin 35 për Serbinë për të pasqyruar detyrimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks.

Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim po ashtu do të reflektojë obligimet e reja të Kosovës që burojnë nga Marrëveshja dhe Aneksi” thuhet në aneks.

Palët janë dakorduar të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Tutje specifikohet edhe neni 7 i marrëveshjes bazë për vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë. “Për ta implementuar nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të krijuar aranzhime dhe garanci specifike për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse në dialog, siç përcaktohet nga BE-ja lehtësuese” thuhet në aneks.

Për të mbikëqyrur zbatimin e aneksit do të themelohet një Komitet i përbashkët Monitorimi 30 ditësh.
Sa i përket nenit 9, të përfitimeve financiare, brenda 150 ditësh mbahet në konferencë donatorësh, por që mjetet nuk disbursohen pa u zbatuar në tërësi aneksi.
Palët po ashtu janë zotuar të implementojnë aneksin pa ndikimin dhe pengimin e njëra tjetrës, derisa aneki përmbyllet me një paralajmërim për palët në rast moszbatimit që thotë se kjo do ndikojë proceset integruese të tyre.

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV