Mali i Zi zgjedh presidentin, Gjukanoviç për mandatin e tretë: Parashikohet balotazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët në mal të zi kanë filluar që në orët e para ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Kjo do të jetë përballja e parë ndërmjet forcave në nivel shtetëror, pas zgjedhjeve të mbajtura në gusht të vitit 2020.

Presidenti, Milo Gjukanovic po shpreson për një tjetër mandat 5vjeçar.

Gjukanoviç ka shërbyer gjashtë herë si kryeministër dhe dy herë si president, duke dominuar në këtë mënyrë politikën e Malit të Zi.

Ne prill të vitit 2018, Gjukanovic fitoi me 53 përqind te votave qe ne raundin e parë. Megjithatë, gara për të, këtë herë, nuk është e sigurt. Analistët pretendojnë se Gjukanovic të shkojë në balotazh më 4 prill, për t’u përballur me një nga gjashtë kandidatët e tjerë.

Kjo pasi për garantuar fitoren nevojiten më shumë se 50 për qind të votave.

Kreu i Demokracisë së Re Serbe dhe kandidati i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, raportohet të jetë rivali i tij më i fortë. Ky i fundit është dënuar për pjesëmarrje në një përpjekje të dyshuar për grusht-shtet të mbështetur nga Serbia dhe Rusia – në vitin 2016. P or, Gjykata e Apelit në Mal të Zi e ka rrëzuar më vonë vendimin për fajësinë e tij.

Në mesin e kandidatëve të tjerë të shquar është Jakov Millatoviç nga Evropa Tani – një parti e re që ka dalë në skenë me një shfaqje çuditërisht të fortë në zgjedhjet lokale në Podgoricë, tetorin e kaluar.

Në vitin 2020 subjektet politike të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanovicit e humbën pushtetin pas tri dekadash, ndërsa shumica e ngushtë parlamentare u formua nga Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja URA.

Lexo edhe :  Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

Aktualisht, në detyrë është një qeveri teknike. Kreu i shtetit malazez e ka shpërndarë Parlamentin më 16 mars, vetëm tri ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Të fundit

3 stacione meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Në Korçë janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të...

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit vë në dukje një sërë...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Lajme të tjera

Web TV