Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër/ Rama: Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin maratonë të mbajtur në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike!

Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit.

Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama në Twitter.

Të fundit

Partia Mundësia denoncon tentativën për shpallje të pavlefshme të votave në KZAZ 40

Partia Mundësia ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me procesin e numërimit të votave në KZAZ nr. 40,...

Berisha: 99% e të dënuarve votojnë PS, thonë rroftë partia që na burgosi

Gjatë një konference për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, ku shumicën e votave e...

Tensionet në KZAZ nr.40 në Tiranë/ Nxirren me forcë jashtë qendrës së votimit vëzhguesit

Vijojnë tensione brenda KZAZ nr.40 në Tiranë, pas urdhërit për nxjerrjen jashtë të vëzhguesve të partive politike. Disa prej tyre raportohet se janë nxjerrë me forcë...

Votat preferenciale në Tiranë/ Cilët janë deputetët që ngelin jashtë Kuvendit

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 87 nga 1282 kuti...

2025 nis me bum kreditimi për shtëpi, ndërhyhet me masa të reja rregullatore

Kredia në shtëpi e ka nisur me ritme të shpejta të rritjes edhe vitin 2025. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për...

Lajme të tjera

Web TV