1 vit hetime për 119 kg kokainë tek “Bana King” , lirohet nga burgu Marson Murataj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Gjykata e Tiranës, ka liruar nga qelia Marson Murataj, menaxherin e kompanisë “Bana King”, i arrestuar një vit më parë për prezencën e një sasie prej 119 kg kokainë në kontinjerin e ngarkuar me banane.
Lirimi i nipit të Trifon Murataj, është bërë pak kohë më parë, me pretendimin se ndaj tij përgjatë 1 vit hetime nuk janë gjendur prova që e implikojnë në trafikun e drogës nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë.
Sipas gjykatës Marson Murataj, që në fillim kur është njohur me rastin ka mbajtur qëndrim bashkëpunues me autoritetet policore dhe për pasojë, trupi gjykues dhe vetë prokuroria kanë mbajtur qëndrim për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “Detyrim për paraqitje”.
Zëvendësimi i masës së sigurisë ka sjellë dhe lirimin e Murataj nga qelia.
Mësohet se nga burgu ka dalë dhe njëri nga shoferët e arrestuar të kompanisë “Bana King”. Gëzim Kalaja, ka përfituar lirinë me të njëjtin pretendim, me të cilin është liruar dhe Marson Murataj.
Tashmë i vetmi që po vijon të qëndrojë në burg është shoferi tjetër i kësaj kompanie, Hasan Salihu. Ndaj këtij të fundit është ngritur akuza e “Trafikut të narkotikëve” dhe pritet në vijim që ai të meret i pandehur.
Ndërsa për Marson Murataj dhe Gëzim Kalanë, prokuroria e Tiranës do procedojë me pushimin e akuzave. Rasti i trafikimit të 119 kg kokainë u denoncua pas 24 orëve nga vetë Trifon Murataj.
Hetimet paraprake i zhvilloi prokuroria e Tiranës, ku çështjen më pas ja kaloi për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK. Por kjo e fundit vendosi të kthejë sërisht materialin hetimor në prokurorinë e Tiranës, duke mos pranuar ta hetojë për grup të strukturuar kriminal.
Por teksa në prokurorinë e Tiranës zhvilloheshin hetime për rastin e parë të kapjes së kokainës, në muajin nëntor 2022 rregjistrohet në Durrës një rast i dytë i trafikut të drogës, brenda kontinjerëve të kompanisë “Bana King”.
Sasia prej 33 kg kokainë u sekuestrua brenda kutive të bananeve. Ndërsa për këtë rast prokuroria e Durrësit urdhëroi arrestimin Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe shpalli në kërkim biznesmenin Trifon Murataj.
Pavarësisht dy episodeve të trafikimit të drogës dhe arrestimin e dy personave, prokuroria e Tiranës dhe ajo e Durrësit, nuk kanë marë asnjë masë sekuestrimi ndaj kompanisë “Bana King”.
Ndryshe nga dy kompanitë “Alba Exotik Fruits” dhe “Masabi Fruits”, kompania e bananeve që administrohet nga personi në kërkim Trifon Murataj, vijon të ushtrojë aktivitet tregtar pa pasur asnjë problem me drejtësinë.

Të fundit

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A...

Sulmet kundër prodhuesve vendës kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një...

Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA falë tarifave të mia!

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

Ndërsa jemi në kulmin e sezonit të pushimeve dhe në prag të shtatorit, muajit kur pritet të konstituohet Parlamenti i ri, dalë nga zgjedhjet...

Kosovë, protestë kundër Gjykatës Speciale për vendimin ndaj Thaçit

Këtë të enjte në Prishtinë zhvillohet protesta kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Si rrjedhojë disa emigrantë kanë zhvilluar...

Lajme të tjera

Web TV