Krifca dhe Veliaj në terren për bujtinat dhe “produktet bio”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim me sipërmarrësit e bujtinave ku kanë theksuar promovimin dhe tregëtimin e produkteve bio.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga ministria e Bujqësisë Frida Krifca zhvilluan një bashkëbisedim me sipërmarrës të bujtinave dhe 3 në kryeqytet. Veliaj u shpreh se nga tregu i ri agroushqimor, AgroPark Tirana, i cili sapo u prezantua në Farkë, do të përfitojnë edhe bizneset që mund të blejnë produktet bio në një mjedis të sigurt, por edhe me çmime të favorshme. “Një nga angazhimet që kemi marrë është që, më në fund, Tiranës t’i japim një treg të ri agroushqimor, të cilin sapo e prezantuam. Për herë të parë kemi diçka të tillë për bujqësinë. Në AgroPark Tirana, që duam ta hapim shumë shpejt – me 100% të vendeve të prenotuara – kemi rezervuar edhe një hapësirë për panaire, po ashtu edhe për fermerët e vegjël, por edhe për bujtinat që duan të reklamojnë biznesin. Kemi ndjekur një shembull që e kemi parë në Bologna, ku bashkohen grosistët e mëdhenj, ata që kanë një pafundësi serash dhe hektarësh prodhimi, por edhe të vegjlit, që kanë një raport shitblerje, por edhe mësimi nga njëri-tjetri”, u shpreh Veliaj. Kreu i Bashkisë tha se edhe hapësira e zgjedhur për hapjen e tregut është në një vend mjaft të aksesueshëm nga fermerët, bizneset dhe qytetarët. “Hapësira gjendet midis fushës së helikopterëve dhe TEG-ut, pra buzë autostradës, buzë Unazës së Madhe; është ideale për disa arsye: Së pari, ka akses në Unazë, jo vetëm për rrethinat e Tiranës, por edhe për ata që vijnë nga Elbasani, nga Rruga e Arbrit. Kështu, krijojmë një hapësirë jo vetëm për prodhuesit e rrethinave të Tiranës, por edhe të atyre që vijnë nga verilindja dhe juglindja”, tha ai. Veliaj shtoi se hapja e këtij tregu do ulë edhe çmimet dhe do i japë fund abuzimeve të grosistëve. “Ajo që do ndodhë është se çmimet do të ulen ndjeshëm. Duke i ulur këto tarifa dhe duke e çuar në një treg publik, që nuk ka qëllim fitimin, por administrimin e asaj hapësire, kemi llogaritur se do të kemi 70% ulje të të gjitha tarifave në treg. E di që jetojmë në kapitalizëm – nuk jam kundër privatit, ju jeni të gjithë operatorë privatë – por, unë besoj se shteti mund ta bëjë lehtësimin e një veprimtarie shumë më të kollajtë, duke hequr fitimin. Ndaj, besoj se thyerja e këtij monopoli privat që kishim në Kashar, besoj se krijon më shumë alternativa”, u shpreh ai. Kryebashkiaku tha gjithashtu se disa produkte në disa zona duhen promovuar dhe për këtë hodhi idenë e nja kalendari festash për çdo produkt.

Lexo edhe :  Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Tregu agroushqimor

Rama: Hapësirë me kushte shumë të mira për fermerët e për konsumatorët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga tregu i ri agroushqimor në Farkë, ‘AgroPark Tirana’, i ndërtuar posaçërisht për fermerët, të cilët mund të shesin produktet e tyre me zero taksa, ndërsa konsumatorët do t’i blejnë më lirë prodhimet bio, të kontrolluara dhe të certifikuara sipas standardeve europiane. “Mirëmëngjes dhe me tregun e ri agroushqimor në Farkë, një hapësirë e re shembullore me kushte shumë më të mira në çdo aspekt për fermerët e për konsumatorët, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Bujqësisë me Bashkinë e Tiranës, ju uroj një të diel të mbarë.’- shkruan Rama. Tregu AgroPark Tirana pritet të sjellë fitime më të larta të fermerëve falë çmimeve më të ulta të qiradhënies dhe mos-tarifimit të çdo produkti që qarkullon në treg, si dhe çmime më të lira për konsumatorin.

Të fundit

Zjarret vazhdojnë të djegin Europën, shënohen viktima dhe dëme të mëdha

Evropa Jugore po përballet me zjarre të shumta dhe të rrezikshme mes një vale të të nxehtit që ka...

Mbështetja e fëmijëve me nevoja të veçanta i shtrenjtë, kostoja e mosbërit shumë e madhe

Planet e edukimit, shëndetit dhe kujdesit (EHCP) kanë qenë të çmuara për fëmijët e mi. Ideja se mund të hiqen më mbush me frikë. Nga...

Shpërthim në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

Një zjarr shkatërrues në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit, në juglindje të Moskës, ka shkaktuar humbjen e jetës së 11 personave dhe...

Horoskopi ditor, 17 Gusht 2025

Dashi Beqaret do jene ata qe kane me shume fat nga te gjithë. Do realizojnë takime te njëpasnjëshme me persona vërtet mjaft te veçante. te...

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe hyrja e trupave në Messina

Pas zbarkimit të Aleatëve në Sicili më 9 korrik 1943, filloi një nga fushatat më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore në frontin...

Lajme të tjera

Web TV