Si ndikon konsumimi i kafesë në lëkurë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A e dëmton kafeja lëkurën?

Shpesh dëgjojmë disa njerëz të tregojnë se pasi hoqën dorë së konsumuari disa ushqime lëkura e tyre është rigjallëruar.

Më shpesh bëhet fjalë për produktet e qumështit, sheqerin apo grurin, por së fundmi këtij grupi i është bashkuar edhe kafeja.

Siç është rasti me shumicën e veseve tona të preferuara, individët zbulojnë se konsumimi i përditshëm i kafesë është i dëmshëm për lëkurën.

Dhe a është e vërtetë kjo?

Dermatologët Gary Goldenberg dhe Whitney Bowe japin përgjigjen për këtë pyetje.A e dëmton kafeja lëkurën

Kafja mund të rrisë nivelet e stresit

Një nga thashethemet më të mëdha rreth kafesë është se ajo shkakton puçrra fytyre, dhe kjo nuk është një gënjeshtër. Siç shpjegon Goldenberg, konsumimi i tepërt i kafeinës lidhet me stresin, i cili lidhet me aknet. Pra, sa kafe është shumë? FDA sugjeron një maksimum prej 400 miligramësh në ditë (rreth katër ose pesë filxhanë).

Por kur bëhet fjalë për lëkurën, Bowe sugjeron të kufizoni veten në një ose dy filxhanë në ditë.

Çfarë lidhje ka kafeja me aknet?

Goldenberg thotë se qumështi jo organik, sheqeri i bardhë dhe ëmbëlsuesit mund të ndikojnë negativisht në hormonet dhe të shkaktojnë puçrra fytyre. Pra, nëse pini rregullisht kafe me ëmbëlsues, atëherë po, pija juaj e preferuar mund të shkaktojë akne.

Mund të shkaktojë shqetësime në zorrë

Kafeja me cilësi të dobët, veçanërisht nëse pihet me produkte qumështi nga lopë që janë injektuar me antibiotikë, mund të shkaktojë shqetësim në zorrë. Siç shpjegon Bowe, nëse ka inflamacion në zorrë, ai do të reflektohet si inflamacion në lëkurë. Cilësia e kafesë është çelësi.

Kafeja mund të jetë e dobishme kur aplikohet në mënyrë topike

Lexo edhe :  Ushqimet që do t’i mbajnë larg alergjitë e pranverës

Nëse preferoni të ndaloni së piri kafen fare sesa ta pini atë të zezë, ne nuk ju fajësojmë. Mund të jetë e vështirë të përshtateni me shijen e hidhur të kafesë kur jeni mësuar me të gjithë ëmbëlsuesit dhe kremrat. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë nga të gjitha përfitimet e pijes suaj të mëngjesit për të mbrojtur lëkurën tuaj. Goldenberg thotë se produktet aktuale që përmbajnë kafeinë gjithashtu kanë veti anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Megjithëse efektet janë afatshkurtra, Goldenberg thotë se kafeina në produktet e bukurisë mund të zvogëlojë shfaqjen e celulitit. Bowe shton se llumi i kafesë gjithashtu funksionon për të reduktuar ënjtjen, kjo është arsyeja pse zakonisht do ta gjeni këtë përbërës në kremrat dhe trajtimet për sytë.

Të fundit

Horoskopi i ditës së shtunë, 17 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Fundjava juaj do të jetë energjike, do të jeni plot dëshirë për të vepruar. Në dashuri do të ketë mundësi për takime...

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur me programin e tij bërthamor,...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Lajme të tjera

Web TV