Ankesa në KQZ: Janë 170 mijë persona me aftësi të kufizuar, u privohet e drejta e votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E drejta e votës po ju privohet shqiptarëve me aftësi të kufizuara.

Ky është shqetësimi i shprehur në takimin e  Partisë së personave me aftësi të kufizuara me sekretarin e KQZ, ku problematika kryesore lidhet me infrastrukturën zgjedhore që përjashton invalidët nga zgjedhjet.

“Ne jemi 170 mijë në të gjithë Shqipërinë, port ë drejtën e votës e kanë rreth 150 mijë. I kërkuam sekretarit të KQZ së pari që qendrat e votimit të jenë vetëm në katin e parë për personat me aftësi të kufizuara. Ndërsa për të verbrit të lejohen të paktën të votojnë me shoqërues. Ata thonë duhet buxhet shtesë e nuk i miratojnë”.

Ata ndihen të papërfaqësuar, ndaj me krijimin e një partie të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara ata shpresuan për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit për të plotësuar nevojat e komunitetit të tyre.

Edhe pse partisë për personat me aftësi të kufizuar i është pranuar regjistrimi, faza e dytë kërkon që deri në 27 mars ata të dorëzojnë mijëra firma mbështetëse në mënyrë që të lejohen të paraqesin kandidatët për garën e 14 majit.

“Jemi të përjashtuar sepse ku ti nxjerrim ne tetraplegjikët, njerëzit me karroca për të mbledhur firma”.

Ndryshe nga subjektet e tjera zgjedhore, partia e personave me aftësi të kufizuara mendojnë se për ta në procedurën e përzgjedhjes duhet të ketë lehtësime.

Të fundit

Modric debuton me humbje, Chelsea fiton pastër miqësoren

Chelsea ka mposhtur 4-1 Milanin në miqësoren e luajtur në “Stmaford Bridge”. Chelsea e nisi takimin me këtë formacion...

Bilanci nga Ministria e Mbrojtjes: Kemi evidentuar 21 vatra zjarri

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve që kanë “pushtuar” vendin kohët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në gjithë...

Kreshnik Spahiu: “Pronari” i djeshëm më kërkoi 20 mijë lekë borxh

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita...

Japoni, dy boksierë humbin jetën

Dy boksierë kanë ndërruar jetë në Japoni në dy ndeshje të ndryshme. Shigetoshi Kotari, 28-vjeç, humbi ndjenjat pas një ndeshje me 12 raunde kundër...

Berati, qytet me shpirt

"Ka qytete që kanë shpirt: janë pikërisht ata që kanë një të kaluar. Nga kjo pikëpamje, qytetet u ngjasojnë njerëzve." - "Qytete dhe fantazma",...

Lajme të tjera

Web TV