Eksperti rrugor flet për vendimin më të fundit: Do t’u hiqet patenta përgjithmonë nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i rrjeteve  sociale, si një mënyrë për të promovuar shpejtësinë drastike nga të rinjtë në rrugë, është kthyer në një problem serioz dhe rrezik potencial për aksidente në vendin tonë.

Eksperti rrugor Gëzim Hoxha në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv propozon që personat të cilët kapen duke përdorur telefonin në timon duhet tu hiqet patenta përgjithmonë.

Hoxhaj u shpreh se përdorimi i celularit të bllokon trurin dhe është i barabartë me pirjen e alkoolit.

‘Personat që përdornin telefonin celular duhet tu hiqet patenta përgjithmonë. Ne na mungon edukimi.

Jemi në kushtet kur ne e kemi shumë problem këtë. Duhet të merren masat shtesë do të thoja heqja e patentës përgjithmonë veçanërisht për ato që i reklamojnë këto, sidomos në rrjetet socialiste e në Tik-Tok.

Një ulje koke që bën për të bërë fiksimin për të shtypur butonin  celularit ti fluturon 100 m para, por nëse të devijon pak timoni përfundon në humnerë. Celulari është shumë i rrezikshëm bllokon trurin dhe është i barabartë më pijet alkoolike.

Ka shumë shtete që e bëjnë këtë pasi është në proporcion më dëmin që shkakton. Ka sanksione që i ndalojnë të rinjtë. Duhet të fillojmë edukimin në kopësht. Programet janë të gatshme.’- u shpreh eksperti Gëzim Hoxha.

Por për avokatin Alban Duraj, masat drastike nuk janë të duhurat, pasi nuk është faktuat se sjellin ulje të aksidenteve apo të shkeljeve të Kodit rrugor.

Sipas Durajt, duhet të punohet me edukatën e qytetarëve për qarkullimin në rrugë.

‘Këto janë masa drastike që nuk bëjnë mirë apo që nuk tregojnë se kemi ulje të aksidenteve.

Lexo edhe :  Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

E kanë treguar studimet sociologjike që masat ndëshkuese të rënda nuk janë të duhura. Duhet të edukojmë shoqërinë. Ky është një fenomen që janë përhapur por vitet e fundit s’kemi edukim qytetar si ecet në rrugë.

Duhet një lloje edukimi qytetar në shkollë, në punë, kur mësojmë makinën. Duhet të këto mekanizma lehtësimi për mënyrën sesi një qytetar merr lejen e drejtimit. Drejtuesit e mjeteve nuk e kuptojnë rëndësinë që kanë në timon.

Njeriu është një qenie ndërgjegjshme që duhet të edukohet.’- tha Duraj.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV