Tensionet e El Clasicos prekin edhe kombëtaren spanjolle, lojtarët ndahen në grupe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dielën, Barcelona mundi Real Madridin (2-1) në një atmosferë të elektrizuar dhe në një ndeshje plot faulle dhe provokime të rënda, dhe pasionet nuk u qetësuan as një ditë pas ndeshjes dhe nuk do të qetësohen për një kohë të gjatë.

Përkatësisht, Përfaqësuesja e Spanjës u mblodh të hënën për kualifikueset e Kampionatit Evropian dhe me urdhër të trajnerit Luis de la Fuente, lojtarët e Barcelonës dhe Realit u stërvitën veçmas për të shmangur tensionet.

Marrëdhënia është katastrofike, kështu që Alejandro Balde e Gavi ishin në njërën anë dhe Nacho, Carvajal dhe Ceballos në anën tjetër.

Lojtarët e Realit u ankuan veçanërisht për sjelljen e talentit Gavi, duke e quajtur atë arrogant.

Sigurisht që do të jetë interesante të shihet se si do të shkojnë në fushë, veçanërisht Gavi dhe Ceballos, të cilët duhet të luajnë së bashku në mesfushë.

Trajneri i ri De la Fuente do të debutojë në stol të shtunën kundër Norvegjisë dhe tre ditë më vonë Spanja do të vizitojë Skocinë.

Të fundit

Rusia: Fundi i luftës në Ukrainë aktualisht nuk duket i mundur

Rusia thotë se arritja e qëllimeve të saj në Ukrainë me mjete diplomatike "nuk duket e mundur" për momentin. Sipas...

Telefonata me Trump, Zelensky: Do ta mbrojmë qiellin tonë së bashku me SHBA

Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike, që u cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra e Zelenskyt. Presidenti ukrainas shkroi pas...

PD kërkesë në KQZ, akuza: Ku i kemi materialet filmike?

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të...

Plazhi i Spilles mbulohet nga mjegulla e dendur, pushuesit vijojnë plazhin

Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë e fortë. Në foto shihen qartë...

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i mitur me spektrin autik ka...

Lajme të tjera

Web TV