Cristiano Ronaldo: Largimi nga Kombëtarja? E mendova por më pas reflektova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo është kthyer në çështje te kombëtarja e Portugalisë.

Megjithatë sulmuesi e ka mirëpritur trajnerin Roberto Martinez dhe ka riafirmuar dëshirën e tij për të vazhduar të luajë për ekipin kombëtar.

“Roli im në ekipin kombëtar, në 10-15 vitet e fundit, ka qenë gjithmonë i njëjtë. Nëse më duan, do të jem gjithmonë aty. Motivimi im është i paprekur, vit pas viti, është njësoj si hera e parë”-tha portugezi në një intervistë të dhënë pas marrjes së ftesës nga përfaqësuesja e vendit të tij.

Më tej i pyetur nëse ka menduar ndonjëherë largimin nga Kombëtarja, Ronaldo e pohoi që e kishte bërë diçka të tillë.

“A kam menduar të largohem nga kombëtarja? Nuk do të gënjej. Në jetën tonë duhet të vëmë në dyshim gjithçka. Menduam, reflektuam, unë dhe familja ime, por më pas arritëm në përfundimin se pavarësisht vështirësive, nuk mund të largohesha.”-tha Ronaldo.

Të fundit

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Sponsorizimet, City parakalon Barcelonën, por vendi i parë nuk lëviz

Manchester City ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Puma deri në vitin 2035, duke vendosur një rekord të ri dhe duke u bërë klubi...

Familja bllokonte parkimin e pallatit me blloqe betoni/ Arrestohet babai, nën hetim djali

Një situatë absurdi është regjistruar në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, ku një familje bllokonte një hapësirë publike me blloqe betoni, përpara hyrjes së...

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet e sigurisë ushqimore dhe pajisjen...

Lajme të tjera

Web TV