Rama takohet me Sunak: Bashkojmë forcat për të luftuar grupet kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama është pritur nga homologu i tij britanik, Rishi Sunak në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri britanik Sunak ka mirëpritur kryeministrin Rama duke theksuar se në fokus të takimit të tyre do të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm shqiptar drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Rishi Sunak: Jam i kënaqur që do të diskutojmë për çështjen kaq shumë të diskutueshme sa është çështja e emigracionit të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Mezi kam pritur që të kem këtë bisedë të drejtpërdrejtë me ju. Për të gjitha këto dhe të tjera, jam shumë i nderuar që do të diskutojmë sot.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama i ka shprehur homologut të tij britanik se do të bashkojnë forcat për të luftuar grupet kriminale, teksa ka thënë se komuniteti shqiptar nuk është ai për të cilin shkruhet, por që përfaqëson të tjera vlera.

Rama ka siguruar kryeministrin britanik Sunak se do të ketë një përfshirje dhe bashkëpunim më të madh me Britaninë përsa i përket emigracionit të paligjshëm.

Edi Rama: Faleminderit kryeministër, jam shumë i nderuar. Sic e dini kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri shqiptar.

Është një moment i veçantë sa i përket bashkëpunimit tonë, siç e thatë dhe ju ne tashmë kemi bashkuar forcat për të luftuar rrjetet kriminale dhe të shmangim përfshirjen e njerëzve të pafajshëm në këtë vorbull.

Në të njëjtën kohë, të falenderoj sepse kjo është një mundësi për të nënvizuar se jo të gjithë britanikët janë si James Bond apo Mr. Bean dhe jo të gjithë shqiptarët janë karaktere negativë, apo një djalë që vjen me varkë nuk është thjesht një shqiptar, por është pjesë e një panorame më të gjerë.

Dua Lipa nuk është vetëm një këngëtare britanike, por është dhe një emigrante që ka ardhur këtë, si shumë shqiptarë të tjerë që kanë ardhur për ndërtim, mjekësi, kuzhinë, që ndjehen jo vetëm të sigurt këtu por edhe të nderuar. Në aspektin e sigurisë kemi gjithë angazhimin për të forcuar bashkëpunimin. Jemi gati për të bërë më të mirën dhe ju ftoj në Tiranë sepse asnjë kryeministër britanik nuk e ka vizituar Shqipërinë që nga Winston Churchill.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV