Lukaku “ringjallet” me Belgjikën, sulmuesi i Interit shënon tripletë ndaj Suedisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belgjika mposht Suedinë me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë të kualifikueseve EURO2024 në Grupin F.

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka shënuar hat-trick.

Belgët, me përzgjedhësin e ri, Domenico Tedesco, kaluan në avantazh në minutën e 35-të.

Dodi Lukebakio harkoi nga e djathta, dhe Lukaku u hodh dhe e dërgoi topin me kokë në rrjetën e portierit suedez Robin Olsen.

E njëjta dyshe ishte përgjegjëse edhe për golin e dytë, vetëm se Lukebakio u fut në zonën e penalltisë së Suedisë në minutën e 49-të dhe gjeti sërish Lukakun me një top të mirë në zonë, ku sulmuesi e dërgoi me lehtësi në rrjetë.

Goli i tretë erdhi në minutën e 83-të, kur Johan Bakayoko asistoi te Lukaku, i cili shënoi golin e tripletës personale.

Së bashku me Belgjikën dhe Suedinë, në Grupi F janë edhe Austria, Estonia dhe Azerbajxhani.

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV