VIDEO/ Flet për pensionet dhe mban në dorë orën 80 mijë €, Macron ‘masakrohet’ nga rrjeti

Në rrjet është duke qarkulluar me shpejetësi një video ku presidenti i Francës Emmanuel Macron shfaqet duke folur për reformën e pensioneve, teksa në dorë mban një orë që kap shifrën e çmendur prej 80 mijë eurosh.

Siç shihet edhe në videon më poshtë, në një moment teksa ishte duke folur ai ul duart heq orën dhe më pas vijon deklaratën e tij.

Gjesti ka ndodhur brenda pak sekondash gjatë intervistës, e cila ka sjellë reagime të shumta në rrjet.