Miratohen listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të koalicionit Berisha-Meta!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka bërë me dije miratimin e listës për kandidatët e këshillave bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në kuadër të koalicionit Meta-Berisha, ish kryeministri tha se Partisë së Lirisë do i lihen 240 pozicione kandidimi, PBDNJ 20 pozicione kandidimi dhe për Partinë Demokristiane 6 pozicione kandidimi në listën e koalicionit.

Ndërsa pjesa tjetër e kandidatëve për listat e këshilltarëve bashkiakë i mbetet Rithemelimit.

“Defakto kandidaturat për këshilltarë do të jenë pjesë integrale e ekipit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie dhe në këtë mënyrë, fushata hyn në një stad më të avancuar, më të lartë.  Natyrisht aleatët në bazë të mesatares së tyre elektorale, do të kenë vendet e tyre në listat e përbashkëta, por gjithnjë duke ndarë së bashku edhe rriskun edhe avantazhet. Listat janë negociuara me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakord.

Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.  Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca ti ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka patur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë patur përqindjet e tyre në këshilla”- u shpreh Berisha.

Duke qenë se për këshilltarë bashkiakë, është e nevojshme paraqitja e një liste me 1603 mijë kandidatë, sipas marrëveshjes Berisha-Meta, 1337 prej tyre do jenë të Rithemelimit.

Të fundit

Policia rrugore e Dibrës shton masat, dronet kapin qindra shkelje

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve...

‘Syri i kaltër’, nënprefekti Kiço: Po presim avionët ‘Canadair’…

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta....

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Lajme të tjera

Web TV