Murrizi tallet me grupin e Alibeajt/ “U larguan nga “shtëpia” si vajzat e përdala”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi është tallur keq me anëtarët e PD-së së Alibejat, anëtarë të cilët edhe pse meshkuj, ai është shprehur se në atë parti shikon vetëm “vajza”.

Murrizi me një ironi duke i cilësuar si “vajza” është shprehur se kanë bredhur derë më derë dhe në kohën e tij vajzat që linin shtëpinë quheshin të përdala, ashtu sikurse ai i ka konsidëruar dhe grupin e Alibeajt.

Murrizi i ka bërë thirrje përçarësve të dalin e të garojnë në zgjedhjet e 14 majit dhe të mos të mos fshihen si “mender udheheqësa”.

Më pëlqeu shumë thirrja e Flutra Açkës për Berishën ku i kërkonte që të linte “ djemte” të ktheheshin në shtepi pra në PD, por nuk mu duk e vërtetë dhe e sinqertë.

E para Znj. Açka do të besoja shumë më shumë po të thoje lëri vajzat të kthehen në shtëpi e jo djemtë, sepse të larguar nga shtëpia ( PD) nuk shoh djem por vetëm vajza.

Shoh që jeni larguar pa e ditur ndoshta as vetë Ju Znj. Açka, Znj Tabaku, Znj. Çupi, Znj Pampuri, Znj. Ulliri, Znj. Gjergji, Znj. Tase, Zn.j Bardeli, Znj. Dhori që për hirë të së vërtetës jo vetëm unë, por pothuajse të gjithë demokratët nuk e dinë pse keni ardhur e si keni ardhur në PD e pastaj të pyesim për kontributin tuaj që jeni bërë deputete.

Pothuajse në të njejtin status janë edhe “ vajzat” e tjera deputete që janë larguar nga shtepia( PD) pa i larguar askush, por të perdorur dhe të detyruar si pengje nga pushteti që kujdeset deri ruajtja me garde.

Nuk ka asnjë vendim nga asnjë forum Znj. Açka që ju ka përzenë nga shtëpia( PD) për të gjitha vajzat dhe “ vajzat” deputete siç kishte për mua apo për disa të tjerë në këto 33 vite.

Nëse vazjat  dhe “ vajzat” deputetë kanë ngatërruar rrugën dhe bredhin derë më derë duke justifikuar bredhjen me mbylljen e derës së shtëpisë( PD), atëherë nuk e kanë fajin njerëzit e shtëpisë por këto VAJZA apo “ vajza” sipas gjuhës së popullit do të quheshin të “ perdala” ose “ rrugaçe” jo të larguara nga shtepia.

Znj. Açka! Ke dashur që t’i “ zmadhosh” apo tu japesh rëndësi fallco duke përdorur në postimin tënd vargjet e këngës patriotike kushtuar Çerçiz Topullit kur thotë: LËRI DJEMTË E MI TË SHKOJNË, ndërsa ju thoni lëri “djemtë” të kthehen në shtëpi.

Ehhhhhhhhh sa larg njëri- tjetrit janë “ djemtë” e tu nga djemtë e Çerçizit ,sa po të ishte Çerçizi gjallë do ndjehej shumë i ofenduar dhe do vriste veten me hurmë arabie.

Kështu që “ djemtë” e tu Znj. Açka e kanë “ filluar” luftën kanë qysh në 19 shkurt 2019 për marrë atë mandat dhe ato karrige deputetësh kur nuk pyeten as për amerikanët që sot na i dashkan “shumë”, por e kanë filluar jo me pushkë e me dyfek, por me lëpirëse në gojë e me brekë nëpër këmbë.

Kështu që të dalin në “ betejë” më 14 maj dhe të mos fshihen si mender udheheqësa që duan roje nga Garda se as i pjerdh e as i “ vret” kush, e të shikojnë sa vlejnë secili, pastaj për t’u kthyer në shtëpi derën hapur do ta kenë besoj, por jo për në qoshe, siç është vepruar me një nga ata djemtë që je ti ne foto kur u kthye në majë pasi i pat vënë tankun shtepise( PD). Se ndryshe kjo nuk quhet dhe nuk do të quhet më shtëpi, por një shtepi “ publike” qe pranon dhe “ punëson” vajzat me “ puntore” qe bredhin derë më derë e hu me hu, dhe jo pak DJEMË E VAJZA që nuk janë të rrugës mund të thonë e gëzofshi “shtëpinë” e k…..”, shkruan Murrizi.

 

Të fundit

VIDEO/ CNN tregon centralin bërthamor Fordow të Iranit që vetëm SHBA mund ta shkatërrojë

Ndërsa udhëheqja e Iranit është e tronditur nga një seri sulmesh shkatërruese izraelite, disa analistë thonë se është ky...

Përfundon rinumërimi i 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit, ja çfarë rezultoi

Ka përfunduar rinumërimi dhe verifikimi për 94 kuti votimi të Gramshit dhe Peqinit, pas kërkesës së Partisë Demokratike. Raportohet se nga rinumërimi kanë rezultuar 15...

Mbeti jashtë Parlamentit/ Monika Kryemadhi i futet kinemasë, shfaqet videoja e parë

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, Monika Kryemadhi ka nisur pasionin e saj të ri, atë të aktores. Një video është publikuar së fundmi në rrjetet...

E akuzuan për përdorim droge, Elon Musk publikon fletën e analizave (FOTO)

Elon Musk ka hedhur poshtë pretendimet e përdorimit të drogës pas disa raporteve mediatike që sugjeronin se ai mund të ketë përdorur ketaminë gjatë...

Çfarë është “Pizza Index” dhe si paralajmërohen zhvillimet e mëdha botërore

Si mund të parashikohen ngjarjet e mëdha globale nga porositja e picave? Duket se ka një teori dhe për këtë, dhe ndryshe nga teoritë...

Lajme të tjera

Web TV