“Me banorët u afruam aq shumë…”/ Meri flet si rrallëherë për vajzën dhe martesën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Astrologia Meri Shehu, në një intervistë për “Ftesë në 5”, rrëfeu eksperiencën e saj në “Big Brother VIP 3”. Ajo shprehu keqardhje që u eliminua, pasi sapo kishte njohur “lidhjet e brendshme të banorëve”, dhe ishte afruar me ta. Sipas ish-konkurrentes, përvoja në reality show-n e ka bërë më të butë.

“Ishim bërë kaq të afërt, sa nuk e kuptonim ishte djalë apo vajzë. I fusnim duart te të dy. Ata zhvisheshin aty, hanin bashkë, rrinin bashkë. Nuk e di çfarë më ka bërë Big Brother, më ka bërë si një qengj të urtë.

Kuptova që te sherret që kam bërë kam shprehur disa anë të karakterit që nuk i kisha nxjerrë më parë. Por, tani jam më e qetë”.

Meri shpjegoi situatën me Rozën, incident për të cilin u ndëshkua nga Vëllai i Madh, duke dalë në nominim.

“Më akuzuan për dhunë, për një kapje mjekre. Shkova për të parë nëse kishte silikon. Pse duhet ta qëlloja unë atë. Ishte thjesht një prekje dhe unë për atë u penalizova, dola në nominim”, tha ajo.

E pyetur për Ilnisën, ish-banorja tha se e konsideroi shoqe, ndërsa foli edhe për raportin me disa nga djemtë e shtëpisë.

“Ilnisën e konsiderova shoqe. Një nga meshkujt që kam vlerësuar më shumë ishte Romeo, pak më djallëzor m’u duk Julian Deda. Me Meritonin kemi lënë një takim në Prishtinë”.

Për herë të parë, brenda shtëpisë, Meri tregoi se është nënë e një vajzë. Në “Ftesë në 5”, Meri shtoi se vajza është fryt i një dashurie, të kurorëzuar në martesë.

“Kam një vajzë, që ka ardhur nga një martesë. Unë aty u futa për një lojë, për të treguar marrëdhënien time me publikun. Në këto 20 vite që kam qenë në ekran, doja që publiku të njihte edhe Merin e vërtetë”./E.T

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV