Në kërkim të shpirtit të humbur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

(Shënime për librin “Shpirtra të shitur” të autorit Kleo Lati)

Nga Ben Andoni

Ardhja e një romani të ri në letërsinë shqiptare duhet përshëndetur. Jo thjesht se letërsia përballet me probleme të ndryshme, por se është një mundim dhe sfidë krijues. E para se ky zhanër koral është tejet i vështirë për t’u shkruar dhe e dyta se mundohet të kumtojë ide dhe perceptime, që kërkojnë rravgime të thella. Në romanin e fundit të tij, të titulluar “Shpirtra të shitur”, autori Kleo Lati, njëkohësisht edhe publicist edhe gazetar, ka treguar se është futur në hullinë e idesë për të zbërthyer një metaforë: Sesi transformohet shpirti i individit në sisteme të ndryshme, ku primar mbetet qëllimi pragmatist i mbijetesës. Disa e bëjnë me dinjitet, jo pakkush shëmtuar. Një galeri personazhesh, që janë disi stereotipe për shoqërinë tonë, i vjen në ndihmë për të zbërthyer paradoksin shqiptar. Aleksi, personazhi i tij kryesor; shkrimtari K., që tregon modelin e artistit jo konformist dhe disi bohemian; spiuni, Ganiu poeti që ngrihet pak nga pak por përshtatet dhe të tregon një metamorfozë të shëmtuar të një grupi njerëzish që e shitën shpirtin paq; Dori, një shpirt i mirë, që plotëson treshen ideale të njerëzve të mirë; Mondi, aq i hedhur por më vonë i transformuar; Demiri, kryeredaktori, kinse babaxhan; Sekretarja që bën dhe prostitutën; Irisi e dashura dhe pastaj bashkëshortja…e një galeri e tërë, që plotësojnë këtë hapësirë të autorit.

Autori ka mbledhur me kujdes një mori grimcash që e përbëjnë jetën tonë në këto dekadat e fundit dhe na ka dhënë një pasqyrim të direktë të jetës moderne shqiptare, ku nuk mungojnë shumë nga qeniet që i kemi përballë apo që vetë autori duhet t’i ketë nga përvoja e vet. Momenti sesi përpiqet për të sqaruar çfarëdo identikiti personazhi është në një farë mënyre një detyrë, që autori ia vendos vetes për të mos lënë pas asgjë, që mund t’i prishë mozaikun e vet. Dhe, aty ke kinset, ke lapërdhitë, ke njerëzit leshko, ke prostitutën, njeriun e thjeshtë, por mbi të gjitha ata që nuk e shesin lehtë shpirtin. Ndoshta është e tepruar, në mendimin modest të autorit të këtyre rreshtave, por rrekja për të shkuar në detaje e bën disa herë romanin, të dalë nga shtrati i fikshënit mirëfilli dhe t’i afrohet atij të letërsisë dokumentare, që në një farë mënyre duhet të ketë elementë realë. Dhe, z. Lati me përvojën, kontributin gati duhet t’i ketë të gjallë këta personazhe. Që tek e fundit i drejton në idenë e tij, e cila të shkon drejt përballjes dhe pasqyrimit të shpirtit, ku disa personazhe e shesin hapur. Qoftë pse i duhet të mbijetojnë dhe nuk janë të zotët, qoftë për përfitim dhe një pjesë edhe për të plotësuar ato honet e errëta, ku shpesh gjendet struktura mentale humane.

Çdo kapitull nis me një epigram, që i paraprin logjikës së romanit dhe është një roadmap për idenë, kurse njohja e mirë e letërsisë, e bën autorin që të bëjë një kompozicion të mirë të veprës, duke ecur me kapituj paralelë për të pasqyruar kohë të ndryshme. Këto kapituj shtjellojnë ngjyresat, që marrin personazhet tona, por edhe një tregues që shpirti shitet në çdo kohë njësoj, nëse nuk ke shtratin e parimeve dhe virtytit. Metamorfoza e personazheve të tij, qëndrueshmëria e të tjerëve, meskiniteti i një grupi tjetër e bën romanin të tregojë se vendi ynë ka shumë nevojë për një rilindje shpirtërore. Të paktën, dy regjime nuk po e bëjnë dot dhe në libër e ndjen këtë në narracionin e tij.

Lexo edhe :  Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Dhe, ashtu si kurdo tjetër, njeriu i letrave e gjen mbështetjen tek dashuria. Irisi, e dashura e personazhit tonë kryesor, Aleksit, pastaj bashkëshortja e tij e bën me karakteristikat e mira, që të dy t’i drejtohen të bukurës, përmes poezisë, pozitivitetit dhe vërtetësisë. Etydet e dashurisë së tyre janë të bukur dhe autori shpreh nderimin për njerëzit që gjetën te dashuria një strehë për të kultivuar shpirtin e tyre. Një shembull i bukur që duket si mesazh i autorit për këtë kohë kur është bjerrur gjithçka, por duke kaluar në momente idilike, që nuk i shkojnë asfare mjedisit thellësisht prozaik dhe të thatë që na rrethon. “Perëndia e vërtetë sot janë poetët. Pa ata bota do të ishte shumë e shëmtuar. Kjo perëndi kurrë nuk do të zhduket , sepse bota nuk mund të bëjë dot pa poetët”, shkruan diku. Në Qytetin N. dikur bisedat mes shkrimtarit K., Dorit, Vasilit, Aleksit mbushen kur flitet për libra dhe autorët, duke iu referuar Pushkinit, e quajnë si haremin e tyre, kur kanë të bëjnë me gjetjet që i kalojnë te njëri-tjetri. Anipse këto janë momentet e mira, sepse pjesa tjetër u duhet të mbijetojnë dhe mbi të gjitha të plotësojnë kanonet estetike të autorit, përmes përballjeve me kategoritë e tjera estetike.

Kleo Lati falë kulturës por nga ana tjetër edhe vëzhgimeve interesante sjell dhe mendime të tij që shkrihen përmes personazheve, ku ti kupton qetësisht mendimin. Pasionet janë të bukura,- thotë diku sepse ato zgjojnë edhe ndjenjat më të fjetura. Ato janë zjarri që vetëndiqet. Brenda trupit të njeriut pasionet udhëtojnë në qiellin e tyre.
Në një sens më të thukët, në rastin e shkrimit të një romani përdoret një regjistër shumë më ndryshe se dokumentimi i një kronike. Ku metafora e mban veprën në një hapësirë që nuk braktiset. Megjithatë, duket se autori e ka ngërthyer historinë e personazheve të tij dhe përballjen e shpirtit në këtë formë, që duhet thënë se është e këndshme, por nuk na kujton atë që duhet të bëjë disa herë një vepër, ku nuk këmbëngulet vazhdimisht për të shkuar deri në detaje gati reale. Duket se është një mënyrë sesi letërsia jonë po mundohet të përqendrohet kështu për të shkuar sa më thellë drejt një kohe që e transformoi, por që ka mbetur në psikën e vet kolektive.

Të fundit

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV