“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”/ Tornadot rrafshojnë qytetin në SHBA, 21 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytezë e vogël është rrafshuar thuajse krejtësisht nga tornado që goditën mbrëmjen e së premtes Misisipin në SHBA.

Të paktën 21 janë viktimat e furisë së motit atje. Erërat e dhunshme shkulën çatitë e shtëpive si “të ishin prej kartoni” rrëfejnë banorët. Lagje të tëra u bënë rrafsh me tokën e mijëra vetë mbetën pa energji elektrike. “Kurrë në jetën time nuk kisha parë diçka të tillë”, than je prej tyre për CNN.

Shërbimi Kombëtar e Meteorologjisë pohoi se tornadoja që goditi qytetet e Silver City si dhe Rolling Fork, ka qene veçanërisht e egër. “Ky ishte një qytet i vogël i mrekullueshëm dhe tani është zhdukur,” tha plot keqardhje një zyrtar vendas. Forca e stuhisë ishte aq e madhe sa i bllokoi njerëzit në shtëpitë e tyre, duke nxitur përpjekje masive të kërkim-shpëtimit nga autoritetet vendase.

Ka pasur të paktën 11 raporte tornadosh në të gjithë Misisipin dhe Alabamën gjatë 24 orëve të fundit, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive. Këto raporte përfshinin stuhitë që prekën Rolling Fork e Silver City. Shërbimi i Meteorologjisë njoftoi se rreziku ende nuk ka kaluar dhe se po e vëzhgojnë me kujdes situatën.

Të fundit

Dokumenti, Donald Trump firmos urdhrin e ri për Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zgjatur gjendjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor Dokumenti zyrtar...

E befasishme: Igli Tare zgjedh sulmuesin serb për merkaton e verës?

Pas disa ditësh reflektim, Theo Hernandez ka pranuar ofertën e majme të Al Hilal-it të Simone Inzaghit. Milani do të përfitojë rreth 25 milionë...

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të vdesin nga uria. Drejtuesi i...

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në...

A është e vërtetë që Hermann Göring kishte një vëlla “të mirë”?

Albert Göring, vëllai i udhëheqësit të fuqishëm nazist Hermann, ishte turpi i familjes: ai kundërshtoi regjimin dhe ndihmoi hebrenjtë falë mbiemrit të tij. Tabela që...

Lajme të tjera

Web TV