Finlanda ofron udhëtime falas për t’i mësuar njerëzve se çfarë është lumturia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po për një udhëtim të paguar me të gjitha shpenzimet në Finlandë? Vendi më i lumtur në botë po ofron udhëtime falas për 10 njerëz me fat për t’i mësuar se çfarë është lumturia.

Çdo vit për dekadën e fundit, Raporti Botëror i Lumturisë, një studim vjetor i sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara, rendit vendet bazuar në atë se sa të kënaqur ndihen qytetarët me cilësinë e jetës së tyre. Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda kryesoi listën dhe u emërua “vendi më i lumtur në botë” .

Vendi i ngrirë i veriut europian duket se ka “sekretin e lumturisë”. Në fakt, këtë vit ajo është gati ta ndajë duke ofruar “seminare lumturie” për 10 persona me fat, të gjitha shpenzimet e paguara, përmes Visit Finland.

Masterclass i Lumturisë është planifikuar të zhvillohet nga 12 deri më 15 qershor në Kuru Resort, një vendstrehim në Lake District të Finlandës. Visit Finland do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit, të cilat përfshijnë një dhomë private dhe akses në një sauna dhe banjë private, sipas faqes së internetit Visit Finland. Platforma tashmë është hapur dhe pranon aplikime deri më 2 prill.

Udhëtimi përfshin seanca me trajnerë ekspertë të cilët do t’i udhëheqin 10 me fat drejt një stili jetese të ekuilibruar që promovon lumturinë në mënyrën finlandeze. Trajnimi do të mbulojë katër tema kryesore: natyrën dhe stilin e jetës, shëndetin dhe ekuilibrin, planifikimin dhe jetën e përditshme, ushqimin dhe mirëqenien.

“Finlandezët shpesh pyeten “si jeni kaq të lumtur?” Ne besojmë se lumturia vjen nga një marrëdhënie e ngushtë me natyrën dhe stili ynë i jetesës me këmbë në tokë”, tha Heli Jimenez, Shef i Marketingut Ndërkombëtar në Business Finland. “Finlanda ofron përvoja zhytëse në natyrë. Pyjet freskuese, liqenet simpatike dhe peizazhet e arkipelagut tonë janë të gjitha vende perfekte për t’u çlodhur dhe për të marrë kontakt me lumturinë tuaj të brendshme, “shtoi ai

Të fundit

Rikthim në histori, kur gjenerali gjerman u dha 28 minuta kohë serbëve në Morinë

Ky person që shihni në foto është gjenerali i shquar gjerman, Helmut Harff. Në qershor 1999, ai komandoi trupat...

Bayern blen me frikë, kur klubi më i madh në Gjermani heq dorë nga filozofia

Tipari që karakterizon Bayern në vitet e fundit është vetëm një: blerjet e panikut. Klubi bavarez po përsërit të njëjtat gabime. Një sulmues gjerman, mbiemri...

Sa u rritën pensionet në 1 vit? Dalin shifrat zyrtare

Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 604 mijë janë pleqërie urbane dhe rurale. Pensioni mesatar në vend sipas këtij raporti u rrit...

“E neveritshme dhe e turpshme”, kryeministri del kundër BE për Paradën e Krenarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke e...

Ndalohet pirja e duhanit në plazh e parqe, gjobë deri në 700 euro

Të gjithë ata që jetojnë në Francë dhe janë duhanpirës, duhet të mendohen mirë tani nëse pijnë cigare në plazh ose në parqe, pasi...

Lajme të tjera

Web TV