Bejko kandidat i Alibeajt për Tiranën/ Reagon Berisha: Vegël mjerane. E përdor Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar ditën e djeshme se në Bashkinë e Tiranës do të futet me një kandidat të sajin në zgjedhjet e 14 Majit dhe ai është Roland Bejko.

Bejko arriti të merrte shumicën e votave në mbledhjen e Kryesisë, duke triumfuar përballë Jonila Godoles. Kjo e fundit pritet të kryesojë listën për Këshillat Bashkiak të kryeqytetit, megjithatë nuk ka një vendimmarrje përfundimtare nga ana e Kryesisë.

Kështu, me këtë vendim, konfirmohet se demokratët do të jenë të përçarë në 14 maj. Kjo sepse Bejko vjen si kandidat i Alibeajt dhe do të ketë përballë Belind Këlliçin, emër i dalë nga koalicioni Berisha-Meta.

Lidhur me këtë është pyetur në konferencën për mediat edhe Sali Berisha, i cili nuk ngurroi ta quaj si vegël të Ramës.

“Janë kandidatë të Edi Ramës. Nuk kanë lidhje me PD. Ata janë thjesht vegla mjerane që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit. PD do triumfojë. Koha provoi në mënyrë profetike përcaktimet, provoi nrëndësisnë që ka misiini i demokratëve për vedosjen e pluralizmit. Këtoi tani i kanë kuptuar të gjithë. Kandidatët e Edi Ramës, janë 1 ose 2, vijnë nga bota e mafies”, tha ai.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV