Shqipëria U-21 mposhtet nga Polonia në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria e 21 vjeçarëve ka zhvilluar pasditen e sotme në Antalia të Turqisë miqësoren e dytë ndaj Polonisë. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 2-0, në një ndeshje ku kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi ishin dominues përballë kundërshtarëve.

Trajneri hodhi në fushë këtë formacion titullar: Simoni; Buxhelaj, Mitaj, Preka, Dajko; Berisha; Ismaili, Pajaziti; Kurtulan, Shpendi; Toçi. Dy ndryshime në mbrojtje për trajnerin Bushi në krahasim me ndeshjen e fituar ndaj Azerbajxhanit.

Elmando Gjini dhe Agan Mjaki, për shkak impenjimesh me klubet e tyre dhe dëmtimesh, nuk ishin titullarë dhe u zëvendësuan nga Dajko dhe Preka. Loja filloi me kuqezinjtë në zotërimin e topit, por u goditën në minutën e 11′ pas një gabimi në qendër të mbrojtjes.

Szymon Ulodarczyk gjeti rrugën e rrjetës për polakët. Kuqezinjtë morën lojën nën kontroll duke fituar terren. Rasti i parë për gol erdhi në minutën e 38′. Në minutën e parë shtesë u regjistrua dhe rasti më i mirë për kuqezinjtë.

Stiven Shpendi u gjend i vetëm përballë portierit Bakovski, por nuk arriti ta kalojë atë. Pjesa e dytë erdhi me një tjetër mundësi shënimi në minutën e 54′. Pas një krosimi nga krahu i djathtë, topi kaloi zonën e vogël, por asnjë nga sulmuesit nuk arriti ta shtyjë në rrjetë.

Në minutat 63′-70′, kuqezinjtë shtuan presionin dhe ishin të gjithë në zonën polake, duke tentuar shumë herë me Toçin, Pajazitin dhe Kurtulan. Në minutën e 80′, kapiteni Berisha pati një shans të mirë me një goditje dënimi përpara zonës së Polonisë. Por nuk gjeti kuadratin me topin që shkoi pak mbi tranversë.

Një minutë më vonë polakët realizuan dhe golin e dytë, me të njëjtin autor, Ulodarczyk, i cili përfitoi nga një tjetër gabim në qendër të mbrojtjes.

Lexo edhe :  Yamal, Leo Messi i ri?/ Pep Guardiola: Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un

Në këtë ndeshje të dytë miqësore, trajneri Bushi pati mundësi të aktivizojë të gjithë lojtarët që kishte marrë në grumbullimin një javor. Dy ndeshje për 21 vjeçarët, ku në të parën triumfuan 2-1 ndaj Azerbajxhanit.

Sot u mundën nga polakët. Duhet theksuar se ndeshja e zhvilluar nga kuqezinjtë ishte pozitive. Ata krijuan shumë raste për shënim, por pa arritur të konkretizonin.

Të fundit

Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë e kanë përfituar që prej vitit 2019

Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar...

Trump rinovon Shtëpinë e Bardhë: Do të ndërtoj një sallë vallëzimi prej 200 mln dollarësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po rinovon Shtëpinë e Bardhë sipas dëshirës së tij, do të ndërtojë një sallë vallëzimi masive për...

Martesë në burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Në një realitet të mbushur me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e rrallë por mjaft e...

Kthjellime dhe vranësira kalimtare…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta...

527 – Justinian I bëhet perandor i vetëm i Bizantit

Më 1 gusht të vitit 527, pas vdekjes së xhaxhait të tij, Justinit I, Justinian I u bë sundimtar i vetëm i Perandorisë Bizantine....

Lajme të tjera

Web TV