Kamera e radarë/ Ja rrugët që do të monitorohen në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kontratës për ndërtimin e qendrës së monitorimit të trafikut tashmë ka kaluar edhe ajo për mbikëqyrjen e kësaj vepre.

Ndërtimi i qendrës së monitorimit të trafikut është një nga më të diskutuarit për shkak të synimit të njoftuar ku të paktën për 200 kilometra rrugë do të ketë monitorim të plotë me kamera e radarë.

Qendra do të përpunojë të dhënat në kohë reale duke synuar kështu largimin e efektivëve të Rrugores nga këto segmente.

Shkeljet që do të konstatohen nga monitorimi do të bëjnë që në kohë reale të vendoset edhe masa ndëshkimore për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit teksa do të shërbejë edhe si nxitje për të rritur sigurinë rrugore.

14 segmentet rrugore që përbëjnë gati 200 kilometrat e parë të vendosjes së këtij sistemi monitorimi

-Autostrada Tiranë-Durrës 32 kilometra që nis nga sheshi “Shqiponja” dhe përfundon te Mbikalimi i Portit.

-Tiranë-Elbasan që nis nga TEG-u dhe përfundon në Bradashesh për 26.4 kilometra.

-Durrës-Plazhi i Unazës për 5.9 kilometra që nis nga Mbikalimi i Shkozetit dhe përfundon në Plepa.

-Durrës-Kavajë, autostrada e Rrogozhinës 9.81 kilometra që nis në Plepa dhe përfundon në Kavaja Veri.

-Unaza e Kavajës 7.89 kilometra që nis nga Kavaja Veri dhe përfundon në Kavajën në pjesën Jugore.

-Kavajë-Rrogozhinë që përfshin Rrogozhinën, autostradë Lushnjë 13.9 kilometra që nis në Rrogozhinë korridori i 8 dhe përfundon në pjesën veriore të Lushnjës.

-Unaza e Lushnjës 4.62 kilometra që nis nga pjesa veriore në Lushnjë dhe vazhdon në pjesën Jugore.

-Lushnje-Fier, autostrada 20 kilometra që nis nga pjesa Jugore në Lushnjë dhe mbaron në Mbrostar.

-Unaza e Fierit 21.5 kilometra që nis nga Mbrostari dhe mbaron në Levan.

Lexo edhe :  Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, plagosen 3 persona

-Fier-Vlorë, autostrada 24 kilometra gjatësi që nis në Levan dhe mbaron në Transballkanike.

-Vore-Ahmetaq 6.52 kilometra që nis nga Vora dhe përfundon në kryqëzimin e rrugës Ahmetaq. Qafë-Kashar-Rinas-Ahmetaq 9.59 kilometra gjatësi overpass Qafë-Kashar Kryqëzimi i rrugës Ahmetaq dhe Kryqëzime dhe rampa me gjatësi 5 kilometra në këto rrugë.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV