29 Mars 1974/ Në Kinë zbulohet Ushtria e Terrakotave, 8.000 ushtarë argjile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria e Terrakotave u zbulua rastësisht nga disa fermerë që gërmonin nën tokë, dhe rreth 1.5 kilometra në lindje të varrit të perandorit Qin Shi Huang në malin Li. Terrakotat ishin një forme artit funerar që përdorej gjatë ceremonisë së varrimit të perandorëve, dhe qëllimi i të cilave ishte të mbronin perandorin në jetën e tij të përtejme.

Vlerësimet në vitin 2007, ishin se gropat e hapura, përmbajnë më shumë se 8.000 ushtarë prej qeramike, 130 karroca me 520 kuaj dhe 150 kuaj me kalorësit sipër. Sipas historianëve puna në mauzole filloi në vitin 246 P.E.S, shumë shpejt pasi perandori Qin (asokohe vetëm 13 vjeç) u ngjit në fron, dhe projekti përfshiu rreth 700.000 punëtorë.

E përbërë nga më shumë se 8000 statuja argjile, ushtria e terrakotave u ndërtua në shekullin II p.e.s. sipas dëshirës së perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang (i njëjti që nisi ndërtimin e Murit të Madh), me qëllim që ta ruante në gjumin e përjetshëm. Ushtritë e terrakotave u vendosën në fakt në afërsi të mauzoleumit të tij, me detyrën që të mbanin larg shpirtërat e këqinj. Ky shqetësim i madh për periudhën e pasvdekjes ishte në fakt pasojë e një fiksimi të perandorit: tanatofobia, ose frika konstante nga vdekja dhe çdo gjë që është e lidhur me të.

Kur ishte ende gjallë, për t’iu shpëtuar vrasësve inekzistentë, perandori ndërronte vazhdimisht dhomën në pallatin e tij shumë të madh, duke mos fjetur asnjëherë dy herë radhazi në të njëjtin shtrat. E gjitha në pritje që shkencëtarët e oborrit t’i përgatisnin një eliksir të jetëgjatësisë. Natyrisht që nuk ndodhi. Atëherë, për të garantuar të paktën një përjetësi të qetë, perandori urdhëroi krijimin e ushtrisë origjinale, e cila përmbante edhe karroca dhe kuaj argjile dhe që sot është Trashëgimi e Njerëzimit e mbrojtur nga Unesco.

Lexo edhe :  1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Kalendar

29 Mars 1798 – Formohet Republika e Zvicrës. Në vitin 1798, trupat franceze e pushtuan plotësisht Zvicrën – Konfederata e vjetër u shpërbë. Deputetët e kantoneve e shpallën Republikën Helvetike, ndërsa pushtuesit themeluan një shtet të centralizuar, bazuar mbi idetë e Revolucionit Francez.

29 Mars 1831 – Fillon kryengritja e madhe boshnjake. Shkak u bënë reformat nga sulltani, ndaj u kërkua heqja e sistemit feudal të administrimit (Tanzimati). Pavarësisht disa fitoreve të para, kryengritësit u mundën në betejën përfundimtare pranë Sarajevës më 1832.

29 Mars 1962 – Presidenti i Argjentinës, Arturo Frondizi,  rrëzohet nga pushteti në një grusht shteti ushtarak të ndërmarrë nga forcat e armatosura të vendit, duke i dhënë fund një krize kushtetuese dy javore.

29 Mars 1994 – Serbët dhe kroatët nënshkruajnë një armëpushim, për t’i dhënë fund luftës në Kroaci.

29 Mars 2010 – Dy bomba shpërthejnë në Metrone e Moskës në Rusi, në kulmin e frekuentimit nga udhëtarët në mëngjes, duke vrarë 40 persona.

29 Mars 2017 – Mbretëria e Bashkuar evokon nenin 50 të Traktatit të BE-së, duke filluar procesin formal të Brexit.

 

Të fundit

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi,...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Planifikimi urban/ Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare, i cili sjell ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit. Këto...

“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku ndër të tjera foli dhe...

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV