Alibeaj sulmon “të djathtin”/ Berishë që shkoi tek i majti Metë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komanduar i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin Berisha duke e konsideruar si shkaktarin e përçarjes së të djathtës. Sipas tij, Berisha refuzoi siglën e PD-së për të shkuar tek një parti e majtë siç është PL e Ilir Metës.

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike ka ironizuar Sali Berishën se po garon në siglën e një partie të majtë, siç është ajo e Ilir Metës, pas 33 vitesh që ka drejtuar një parti të djathtë. Enkelejd Alibeaj tha se kandidatët e ‘Foltores’ e kishin sipas tij derën e hapur të kandidonin në 14 maj nën siglën e PD zyrtare që njohu KQZ, por theksoi se janë penguar me forma të ndryshme ta bëjnë këtë. “Deri në momentin e fundit dora jonë e shtrirë për ata kandidatë të foltores që kanë dashur e unë di që kanë dashur por janë penguar në formë të ndryshme të kandidojnë nën siglën e demokratëve.

E qartë për të gjithë se dhe një pjesë deputetësh, anëtarë kryesie kanë qenë të ndarë në opinione, për vendimin për tu prezantuar me kandidatë në zgjedhje. E respektoj e mirëkuptopj cilindo qendrim të arsyeshëm në këtë situatë”, është shprehur Alibeaj. Ai ka tha se Belind Këlliçi do të ishte më i përfaqësuar me siglën e Partisë Demokratike se sa me atë të “Partisë së Lirisë”. Ai tha se është ende në kohë që të bashkëpunojnë ndërsa vijon ta mbajë ende shtrirë dorën. “Sa i përket Tiranës, më duhet të them dhe një herë se Këlliçi e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD, dikur sigla e tij. Pavarëisht asaj që mendoj personalisht, asnjë inat, asnjë mllef, asnjë akuzë e padrejtësi drejtuar drejt meje smë ka penguar kurrë të ngrihem mbi to e të zgjas dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat, që beson në vlerat e PD”, tha Alibeaj. Ai ka bërë përgjegjës Sali Berishën duke e quajtur atë “politikë të vjetër” dhe që mban peng dhe bën pazar në kurriz të emigrantëve. “Por mesa duket interesat meskine të zgjatimeve të politikës se vjetër vijojnë me lojërat e pazaret duke i kërkuar demokratëve që në 14 maj të votojnë për listën e LSI, një partie të majtë, e patë si nën logon e kësaj partie do jetë dhe Belindi e një listë demokratësh që do u shitet si bashkëpunim apo aleancë. Çdo emër që të përdorin s’do ia fshehin dot demorkatëve që pazari mes Metës e Berishës është mënyra për të mbajtur peng demokratët e për ti detyruar ata që dhe një herë tjetër të votojnë një parti të majtë”, tha ai.

Lexo edhe :  SPAK i sekuestron apartamentet Erion Veliajt

 Akuzat e Berishës

Alibeaj kishte një përgjigje dhe për akuzat e ngritura ndaj tij se “është peng i Ramës”. “Po ka pasur dhe ndaj meje akuza për pazar, peng i Ramës e është koha ndoshta tani dhe pse kam zgjedhur të mos përgjigjem duke ruajtuer etikën dhe foksumin në cështje të tjera, kam zgjedhur mos i përgjigjem shpifjeve të pabaza të atyre që në 30 vite janë puthur. Të mos përdor kurrë banalitete apo epitete të shëmtuara, kjo është mënyra që kam zgjedhur se përveç akuzave të pabaza s’kam parë apo lexuar fakte që të vërtetojë se kam bashkëpunuar me Ramën, kam zgjedhuer të jem i hapur në vend të pazarave”, tha Alibeaj.

Të fundit

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Derisa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë fëmijët në...

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në një video të publikuar në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

OBSH thirrje Izraelit të ndalë sulmet në Gaza: A mund të keni pak mëshirë?!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Lajme të tjera

Web TV