Milan-Ibrahimovic “dashuri” e përjetshme, kuqezinjtë i ofrojnē rinovimin 41-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në tetorin e këtij viti Zlatan Ibrahimoviç do të mbushë 42 vjeç, por kjo shifër duket se nuk u intereson drejtuesve të Milanit. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë duan që të rinovojnë edhe për një vit tjetër me shtatlartin suedez, i cili së fundmi u rikthye dhe në kombëtaren e tij.

Drejtuesit i kanë ofruar një kontratë të re dhe për edicionin e ardhshëm me detaje financiare të ngjashme me kontratën e fundit, ku suedezi përfitoi 1.5 milionë euro neto në sezon. Vetë sulmuesi ndihet i lumtur në Milano dhe gjasat janë që ai edhe për një vit tjetër të qëndrojë me kuqezinjtë.

Gjatë këtij edicioni Ibrahimoviç është aktivizuar vetëm në 4 ndeshje në Serie A, duke shënuar dhe 1 gol, por suedezi ka patur probleme fizike që e kanë kushtëzuar deri më tani. Ai pritet që të jetë I gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit, por drejtuesit duan që ai të jetë dhe edicionin e ardhshëm duke vlerësuar më së shumti ndikimin që ka shtatlarti në dhomat e zhveshjes, ku është një lider i padiskutueshëm.

Të fundit

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë të zymta. Midis 3 dhe 18...

Lajme të tjera

Web TV