Shpërndante kokainë në “Komunën e Parisit”, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 47 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Komuna”, është bëri i mundur arrestimi i shtetasit Artur Zhuleku. Në kuadër të kontrollit të ushtruar 47 vjeçarit i janë gjetur400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e gatshme për t’u ndarë në doza.

Sipas policisë arrestimi i tij është bërë në  rrugën “Bill Klinton”, në Tiranë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine.

Sekuestrohet një pako me 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e gatshme për t’u ndarë në doza.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. Zh., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. Zh., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se...

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

Lajme të tjera

Web TV