Krim i RËNDË në familje/ Vritet me thikë shqiptarja në Itali, burri xheloz e rrahu…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një krim i rëndë ka ndodhur brenda familjes në itali, teksa një grua shqiptare është vrarë.

Sipas mediave italiane, një shqiptare, rreth 60-vjeçare, është gjetur e vrarë me thikë në zonën e Ternit. Vdekja, nga sa mësohet, ndodhi në kulmin e një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj gjatë së cilës gruaja është goditur disa herë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë në pranga partnerin e saj, po nga Shqipëria. Nga të dhënat paraprake, dyshohte se gjithçka ka ndodhur për çështje xhelozie.

Teksa sherri mes çiftit kishte nisur, gruaja kishte marrë në telefon djalin e saj, i cili lajmëroi Policinë, pasi e ëma po bërtiste. Por efektivët nuk ia dolën që të shpëtonin.

Bashkëshorti i gruas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku edhe duhet që të tregojë se përse ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë që deri më tani asnjë nuk është identifikuar me emër. Gjithë çfarë dihet është se gruaja punonte në një dyqan peshkur, ndërsa burri ishte pa punë.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV