Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm gjatë finales së basketbollit për vajzat e shkollave 9 vjeçare të qarkut të Tiranës, mes shkollës ‘Hilary Clinton’ të Kamzës dhe ‘Dhora Leka’ të Tiranës.
Teksa u dorëzoi kupën dhe shpërndau medaljet për skuadrën fituese, Rama tha se nuk priste të ishte një ndeshje kaq e fortë dhe vijoi më tej me batuta duke thënë se ditën e sotme, Kamza i ka dhënë një mësim të mirë Tiranës.
“Unë pashë një pjesë të ndeshjes por nuk e prisja të ishte një ndeshje kaq e fotë. Sot Kamza i dha Tiranës një mësim. Kështu që iu lumtë, lozët me shpirt, me inat, me durim dhe fituat. Kjo është kupa e kampionëve të qarkut të Tiranës”-u shpreh Rama.