“83% e shqiptarëve duan të largohen”/ Berisha: Po përballen me një varfëri të frikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria përballet me një situatë dramatike, më dramatiken e të gjitha kohërave sa i përket braktisjes.

“Dje shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë mësuan një nga lajmet më të hidhura në tërë historinë e tyre sipas të cilit mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Ky studim e bën Shqipërinë vendin e vetëm në botë i cili konsiderohet nga 80% e banorëve të saj një vend në të cilin nuk mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Ky është një lajm tragjik. Ky është një lajm të cilin nuk e gjen, nuk del as nga vendet në pushtime të plota, as në vendet në luftëra të pamëshira, as dhe në vendet që përballen me varfërinë ekstreme.

Kjo ndjenjë, ky sentiment është rezultat i një regjimi monist që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kufi në këtë vend. Shqiptarët shquhen në shëmbëlltyrën e tyre psikologjike si njerëz inteligjentë, çfarë do të thotë se ata kanë një shkallë absolute papajtueshmërie me regjimin aktual, por duke vlerësuar metodat që ai përdor, zgjedhin, bëjnë zgjidhjen më të lehtë largimin nga Shqipëria.

Unë mendoj se ky lajm dramatik, sipas të cilit mbi 80% e shqiptarëve, bazuar në një studim serioz, kërkojnë të largohen nga vendi i tyre, është një apel, një kushtrim për çdo shqiptar.

Të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike që përjeton Shqipëria sot, më dramatike se në tërë kohërat e saj në raportin e braktisjes nga qytetarët e vet.
Për shqiptarët pasuritë e tyre, buxheti i tyre, pasuritë përrallore natyrore janë shndërruar në një mallkim të vërtetë sepse ato disponohen nga një organizatë kriminale që quhet qeveri dhe klientela e saj.

Lexo edhe :  Numërimi drejt fundit/ PS siguron mandatin e katërt qeverisës, ja diferenca me PD-në

Kurrë ndonjëherë një shpërndarje më e pabarabartë në historinë e këtij vendi nuk ka ekzistuar si sot për të mirat materiale dhe pasuritë publike.

Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen sepse përballen me një varfëri të frikshme dhe me mashtrime gjithnjë e më të mëdha. përballë kësaj situate Edi Rama lëshon për qëllime elektorale premtim mashtrimin e rrogës mesatare 900 euro.

Cinik ndaj atyre që nuk kanë. I pamëshirë. premton vetëm e vetëm që t’i mashtrojë, siç i mashtroi me të gjitha premtimet e mëparshme. Pra, ky është aspekti kryesor që i detyron shqiptarët që të mos shohin të ardhmen e tyre në këtë vend”.

 

 

Të fundit

Vota e diasporës/ Zbardhet vendimi i KAS: Të numërohen zarfet nga Greqia

Është zbardhur vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) që rrëzoi kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi për ‘bllokimin’...

Vota preferenciale! PS rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur

Vijon numërimi i votave preferenciale në Patos dhe Fier, ndërsa ka përfunduar në bashkinë Roskovec ku kryeson Ilirjan Musko. Ndërkohë në Mallakastër me një...

Si e ndihmon gjumi i thellë trurin të mbajë larg sëmundjet

Gjumi është një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme për çdo njeri. Pas një gjumi të thellë duket sikur të gjitha mendimet negative...

Revolucion Salikullist

Edison Ypi Mirë i ka vajtur mendja Sali Kullës. Pavarsisht se po hani si derra, po pini si kafshë, po visheni e po mbatheni si...

Policia godet Call Center që mashtronte me investimet online, arrestohen 3 organizatorët

Policia ka zbuluar një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik dhe ka vënë në pranga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV