Furrat paralajmëruan rritje të çmimit të bukës/ Brahimaj: Do presim statistikat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për shtyp paraditen e sotme, u shpreh se në vendin tonë nuk ka ndonjë rritje të madhe të çmimeve.

Pas paralajëmrimit të furrave të bukës për rritjen e çmimit të bukës ajo tha se deri më tani qeverisë nuk i rezulton se ka pasur një rritje të tillë.

“Nuk ka një institucion që ka përgjegjës për monitorimin e çmimeve të tregut. Kemi krijuar tast forca që kanë pasur detyrë për mbikëqyrje.

Gjatë 2022, kemi menduar të krijojmë një institucion që do jetë përgjegjës për monitorimin e konkurrencës që lidhet me çmimet në sektorë të ndryshëm, në 2023 do punojmë për krijimin e këtij institucioni, sepse është shumë e nevojshme.

Sesa realisht janë rritur çmimet, këtë do ta shohim kur të dalin shifrat e inflacionit. Në dijeni tonë nuk ka pasur një rritje të përgjithshme të rritjes së çmimit të bukës, megjithatë ne politikat i hartojë dhe masat i marrin në bazë të statistikave zyrtare”, tha ajo.

Ndërkohë, e pyetur për nëse do të vijohet me pagesën për inceneratorët, Ibrahimaj konfirmoi se do të vazhdohet, pasi sipas saj ata janë në punë dhe se nuk ka një vendim për ndalimin e pagesave.

“Pagesa e inceneratorëve, jam përgjigjur në disa raste dhe do mbetet e njëjtë, sa kohë është një shërbim publik dhe është duke u kryer, dhe s’ka një vendim nga organet ligjzbatuese për pezullimin e atyre pagesave, do të vijojnë që të kryhen”, tha ajo.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV