Në çdo furrë buke do të duhet të deklarojë pashën dhe përmbajtjen e produktit. Për shkeljet masa do të jetë gjobë. Sipërmarrësit e konsiderojnë vendimin të duhur por shprehen se u janë rritur kostot ndaj dhe do të rishikojnë çmimet
Pas 15 Nëntorit furrat e bukës do të jenë të detyruara të shesin çdo produkt të shoqëruar me etiketa treguese përbërjen dhe peshën.
Sipas rregullave të inspektoratit teknik çdo subjekt do të duhet të ketë peshoren, ose do të gjobitet me 200 mijë lekë. Ndodhur në këtë situatë sipërrmarrësit thonë se çmimet nuk do të jenë më të njëjta.
Këto ndryshime në fakt kanë për qëllim sigurimin e transparencës dhe kujdesin ndaj konsumatorëve në tregun e bukës. Për prodhuesit zgjidhja më e mirë do të ishte që të rishikohet së paku TVSH-ja.
Në fakt përgjatë viteve konsumatorët janë ankuar se paguajnë një çmim që nuk I përket sasisë së bukës që blejnë./ S.M