Zjarret “pushtojnë” Spanjën, mbi 100 vatra aktive në pyje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 100 zjarre, shumica prej tyre si pasojë e zjarrvënieve, sipas autoriteteve, janë ndezur në veri të Spanjës, ndërsa një tjetër, që për një javë dogji zona të mëdha pranë Valencias, në lindje, u vu nën kontroll.

Gjithsej 119 zjarre janë ndezur pasditen e sotme në Asturias dhe Cantabria fqinje. Në një moment më parë, 160 zjarre shpërthyen njëkohësisht në këto dy krahina malore të famshme për pyjet e tyre, thanë autoritetet, duke siguruar se shumica ishin vepër e zjarrvënësve.

“Ne po përballemi me terroristë të vërtetë që po rrezikojnë jetë, fshatra dhe qytete”, shkroi në Twitter presidenti i Asturias, Adrian Barbón. “Ata që veprojnë në këtë mënyrë nuk meritojnë të quhen ndryshe”, u shpjegoi më pas gazetarëve, duke iu referuar karakterizimit që ia atribuoi zjarrvënësve.

Zjarret u rritën në përmasa për shkak të erërave të forta dhe për pasojë shumë rrugë u mbyllën dhe qindra njerëz u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Qyteti bregdetar Valdes është përfshirë nga flakët dhe është shkëputur nga pjesa tjetër e vendit, ndërsa në Oviedo flakët kanë mbërritur në shtëpitë për shkak të zjarrit në malin Naranco.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili po viziton Kinën, tha se foli me Barbon dhe shprehu solidaritetin e tij.

Në Castellón, në rajonin e Valencias, zjarrfikësit arritën sot të vënë nën kontroll një zjarr në pyll që shpërtheu më 23 mars. Ky është zjarri i parë i madh pyjor këtë vit dhe vlerësohet të ketë djegur gjithsej 47,000 hektarë.

Spanja po vuan nga një thatësirë ​​afatgjatë dhe autoritetet besojnë se sezoni i zjarreve, i cili deri më tani ishte i kufizuar në verë, do të shtrihet në pranverë dhe vjeshtë si rezultat i ndryshimeve klimatike. Në vitin 2022, një “vit i zi” për Evropën, Spanja ishte vendi më i goditur pasi pothuajse 500 zjarre dogjën 3 milion hektarë, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (Effis).

Të fundit

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Lajme të tjera

Web TV