MSH: 17 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 292 testime, ka 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

1 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 292 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Himarë, Shkodër, nga 1 qytetarë në Vlorë, Durrës.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,100 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Prill 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 292

Testime totale 2,049,179
Raste pozitive 333,883
Raste të shëruara 330,100
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,603

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Shkodër. 8
Vlorë 7
Durrës. 5
Fier 3
Berat. 3
Elbasan. 2
Korçë. 2

Të fundit

Netanyahu konfirmon vrasjen e udhëheqësit të Hamasit në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi ditën e sotme se një sulm ajror i kohëve të fundit vrau Mohammed Sinëar,...

Kush është ministri më i mirë pas Ramës? Erjon Braçe jep përgjigjen tipike…

ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht...

Helmimi në kopshtin e Gramshit, AKU: Analizat treguan se nuk ka salmonelë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një komunikim zyrtar lidhur me analizat e produkteve ushqimore të marra në kopshtin Nr. 1 në qytetin...

5 pyetje që duhet t’i bësh partnerit nëse dëshiron të forcosh marrëdhënien tënde!

Në çdo marrëdhënie vjen një kohë kur ndjen nevojën për të bërë një hap më tej. Jo domosdoshmërisht drejt martesës, bashkëjetesës apo fëmijëve. Ndonjëherë...

Vendim nga Gjermania: Ukraina mund të godasë Rusinë me raketa me rreze të gjatë

Ukraina do të pajiset me raketa me rreze të gjatë veprimi. Kështu është shprehur Kancelari i Gjermanisë, Friderich Merz, gjatë një konference shtypi me...

Lajme të tjera

Web TV