test

Dy probleme morale nga pazaret e drejtuesve të PD me Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Po bëhet e qartë publikisht se Sali Berisha dhe grupi i tij ka pas një marrëveshje jo publike me drejtues të Partisë Demokratike, konkretisht Gazmend Bardhin dhe të tjerë që Partia Demokratike të hynte në zgjedhje në garë vetëm për këshillat bashkiake. Këtë e ka konfirmuar ndërkohë dhe një deputet i PD nga Lushnja, i cili në këtë rast nuk ka bërë shaka.

Në gjithë këtë histori ka dy probleme morale.

Problemi i parë është marrëveshja jozyrtare e drejtuesve të PD me Berishën dhe njerëzit e tij për ti hapur rrugë kandidatëve të Berishës në këto zgjedhje.

Nuk ka ndonjë gjë të keqe që i janë ofruar këtij opsioni. Nuk është fundi i botës të dorëzohesh në një betejë dhe ti hapësh rrugë kundërshtarit. Problemi është që marrëveshjet në emër të partisë, duhen bërë publikisht dhe duhet qartësuar për këtë vet Partia Demokratike.

Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku apo kushdo tjetër që kanë qenë pjesë e këtyre bisedimeve, sipas njerëzve të Berishës, mund ta kishin shtruar këtë zyrtarisht në kryesinë e PD si opsion i Berishës, e jo si opsion i tyre. Ndoshta dhe kishin fituar.

E para ata kanë bërë sikur kanë pasur një ide të tyre duke fshehur pas saj Sali Berishën dhe e dyta që kanë çorientuar Partinë Demokratike, ku shumë vet brenda saj ndoshta janë dakord dhe për këtë opsion, por ta dinë që po ja bëjnë nderin Sali Berishës.

Fakti që ata nuk e kanë parashtruar këtë në Partinë Demokratike si një opsion i dakordësuar me Berishën, tregon se ata kanë pasur frikë se nuk fitojnë dot brenda PD si njerëz që kanë bërë marrëveshje me Berishën dhe e kanë paraqitur si opsion të tyre.

Kjo është krejt e pandershme madje e shëmtuar pasi për interesa tërësisht private manipulon një parti politike. Nuk është fundi i botës të shkosh me Sali Berishën. Do dhe ai akt një lloj guximi. Por të mos kesh guxim të shkosh me Berishën dhe nga ana tjetër të mos kesh guxim as të jesh kundër Berishës, është më keq se gjithçka.

Lexo edhe :  Krijohet roboti që të jep këshilla për të nesërmen

Dëmi i dytë moral, ka të bëj me retorikën e Berishës kundër Alibeajt, të cilin po e deminozon ai dhe njerëzit e tjerë në PD pse nuk nxorri dot 61 kandiatë për kryetarë bashkie.

Po si të nxirrte, në një parti e cila gjithë natën bisedon me Berishën si të mos nxjerr kandidatë dhe në mëngjes i kërkon Enkeljd Alibej, pse nuk ka kandidatë?

Pra Berisha dhe njerëzit e tij në PD edhe janë investuar vet që PD të mos nxjerr kandidatë dhe të njëjtin bilanc e paraqesin si dështim të Alibej. Nëse Alibej do ta dinte që këta kishin folur me Berishën për këtë çështje dhe të bënte betejë publike me ta, mund të kishte nga 2 kandidatë në 61 bashkitë, pasi do ishte betejë politike, jo kurth politik.

Pra gjithë investimi i Berishës ka qenë jo vetëm të rekrutonte drejtuesit e nivelit të dytë të Partisë Demokratike, por marrëveshjen jo publike ta paraqiste si dështim të PD.
Dhe kjo është edhe më poshtëruese. Për më tepër që interlokutor kanë pasur Edi Palokën, pasi Berisha as ka denjuar të përfshihet vet në bisedime me ta.

Në këto kushte është e qartë përse nuk ka 61 kandidatë nga Partia Demokratike dhe përse nuk ka në fakt një lidership në Partinë Demokratike. Duket se aty janë një grumbull njerëzish që secili kërkon të bëj pazarin e vet me Berishën. Dhe kanë keqkuptimin, që ai do t’ua di për nder.

Të fundit

Zvicër/ 100 liderë botërorë mblidhen sot në përpjekje për planin e paqes në Ukrainë!

Njëqind delegacione do të marrin pjesë në Konferencën e Paqes për Ukrainën në Zvicër, duke përfshirë 57 krerë shtetesh...

Gëzim Baruti ngjall babanë e esseistikës Mishel dë Montenj me një shqipe të kulluar

Nga Shpendi Topollaj Emrin e Mishel dë Montenjit e kam dëgjuar së pari falë një rastësie fatkeqe. Ishte koha e çmendurisë komuniste, kur pushteti diktatorial...

Komprometimi kulturor

Ese nga: Bujar Meholli Modalitetet kitsch që ofron shoqëria bashkëkohore, thellësisht komercialiste, lënë peng kulturën, intelektin, dhe e zgjasin amullinë. Javë më parë ishte...

Vula e PD-së, ribashkim i së djathtës apo parti të reja?

Saga e vulës dhe e logos së Partisë Demokratike të Shqipërisë u përmbyll me vendimin e Gjykatës së Apelit. Ajo vendosi më 11 qershor...

Non- grata/ Berisha merr vulën, SHBA i “vë vulën”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ritheksuar qëndrimin e saj lidhur me Sali Berishën, duke konfirmuar se statusi i tij si non-grata...

Lajme të tjera

Web TV