“Është cënuar siguria kombëtare”/ Gogu: Të nisë urgjent hetimi për Monika Kryemadhin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu u ka bërë thirrje organeve hetimore që të nisin hetimin për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe lidhjet e saj me oligarkët rusë.

“I bëjmë thirrje që të fillojnë urgjentisht hetimin, Kryemadhi mund të hesht, por prokuroria jo se është cenuar sigurua kombëtare dhe Shqipëria është njollosur.

Çfarë lidhje ka Zonja Kryemadhi me oligarkët rus të cilët janë sponsor të Partisë së Putinit. Si mundet bashkëshortja e ish-Presidentit të ketë llogari ofshore? Si mundet të pranosh pagesa nga ata të cilët minojnë demokracinë në vendet europiane, të cilët sot janë në një sulm frontal ndaj demokracive?

Gjithashtu Zonja Kryemadhi duhet tu përgjigjet shqiptarëve edhe për lëvizjet e saja jashtë shtetit? Mediat kanë publikuar se lëvizjet e zonjës Kryemadhi në vitin 2017 kur janë bërë edhe këto pagesa korrenspondojnë me lëvizjet nëpër llogari”, tha ai ndër të tjera.

Kujtojmë që kjo deklaratë e Toni Gogut vjen pas lajmeve për përfshirjen e Monika Kryemadhit në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Ndërkokë, kujtojmë që pak ditë më parë Top Channel bëri me dije se në redaksinë e tyre nga një adresë anonim kishin mbërritur disa të dhëna senstivie që flasin për përfshiren e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Thuhej se në këto dosje rezultojnë fakte të pagesave të dyshimta, të bëra dhe të marra nga Kryemadhi. Faktet e zbuluara sipas tyre tregojnë se në vitin 2017, Kryemadhi ka bërë dhe ka marrë këto pagesa të dyshimta nga llogaria e saj bankare offshore për kompanitë e kontrolluara nga biznesmenët rusë të naftës.

Lexo edhe :  "Bardhi, kurban i Berishës"/ E çoi në Fier për t’i lënë në dorë dështimin!

“Dosja përmban fakte të pagesave të dyshimta, të bëra dhe të marra nga Monika Kryemadhi, politikane shqiptare dhe bashkëshortja e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Faktet e zbuluara tregojnë se në vitin 2017, Kryemadhi ka bërë dhe ka marrë këto pagesa të dyshimta nga llogaria e saj bankare offshore për kompanitë e kontrolluara nga biznesmenët rusë të naftës”, thuhej ndër të tjera në kronikën dhe shkrimin e Top Channel.

Menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave nga televizioni reagoi edhe Kryemadhi e cila akuzoi televizionin se financohet nga paratë e vjedhura të shqiptarë dhe se paralajmëroi një përballje në gjyq.

“Me shkrime, kronika dhe TV që financohen nga para të vjedhura nga shqiptarët, ka vetëm një rrugë dhe ajo është rruga gjyqësore. Shihemi në gjykatë”, shkruan Monika Kryemadhi.

Të fundit

Plazhi i Spilles mbulohet nga mjegulla e dendur, pushuesit vijojnë plazhin

Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë...

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i mitur me spektrin autik ka...

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se...

Mesfushori i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Thomas Partey është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë...

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me...

Lajme të tjera

Web TV