Veliaj flet për pastrimin në Tiranë/ I dhamë fund tymit kanceroz që vinte nga mbetjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, në videomesazhin e kësaj fundjave jave foli për pastrimin e kryeqytetit. Veliaj tha se institucioni që ai drejton e ka shpëtuar Tiranën nga tymi kancerogjen i djegies së plehrave, që vinte nga Sharra.

“Aty ato peshohen dhe ne paguajmë shërbimin për çdo ton të plehrave që ka prodhuar qyteti, sipas kontratës. Ky shërbim, pra jo investimi, ne paguajmë shërbimin, paguhet me çmimin më të ulët në Europë sot dhe me një çmim më të ulët se propozimi i një projekti që e kishim në këtë zyrë vetëm për depozitim mbetjesh.
Ishte projekti i administratës së vjetër, i asaj që quhet koalicioni i PD-së dhe LSI-në deri në 2015-ën.
Ata kishin lënë një propozim që, për të njëjtin trajtim, bashkia faturohej 37 Euro/ton mbetje. Sot, të njëjtën gjë, Bashkia e Tiranës e bën me 2/3 e asaj vlere.
Duhet ta theksoj se për qytetin ky është një projekt jetik dhe i domosdoshëm, që i dha fund tymit të djegies së plehrave dhe kancerit që vinte nga Sharra, një imazh i shëmtuar si ato vendet e botës së tretë, ku hynte e dilte kushdo për të rrëmuar plehra pa kontroll, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën.
Ai realitet i zymtë, që i ngjante një zone lufte, me atë renë e zezë veshtullore të kancerit në Tiranë, sot nuk ekziston më, i takon të kaluarës”, u shpreh Veliaj.

 

Kryebashkiaku nënvizoi se qytetarëve të Tiranës u intereson vetëm nëse Tirana është më e pastër seç ishte.

“Sot qytetarëve të Tiranës u intereson vetëm një gjë, a është Tirana më e pastër seç ishte dhe a paguajnë më pak se sa me planin e Ilir Metës dhe Sali Berishës?

Lexo edhe :  “Shqipëria për të huajt”,Rama i përgjigjet komentit:2024 ka pasur 980 mijë pushues vendas

Përgjigjja për të dy këto pyetje, edhe nga kritikët më të mëdhenj, është PO, sepse provohet që qyteti është më i pastër dhe provohet që paguajmë më pak sesa ai propozimi i mëparshëm, për të cilin sot vajtojnë ata që e menaxhonin Tiranën dhe e lanë zhul. Por, si në çdo çështje tjetër nuk duhet të përziejmë problematikat e procesit me qëllimin e procesit.

Kur ka një aksident në rrugë, ne nuk ndalojmë së bëri autostrada, kur një edukatore problematike, nuk i mbyllim kopshtet, kur një mjek abuzon, nuk e mbyllim spitalin. Ne adresojmë njeriun që është problem apo procedurën problem, por nuk mbyllim të gjithë procesin vetëm sepse kemi një anomaly”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se ambicia është zëvendësimi në të gjithë kazanët aktualë me kazanët modernë, që kemi filluar të vendosim në zonën e Eco-Tiranës, në formë kambane, një model që ka rezultuar më higjenik dhe më efektiv për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave dhe qartazi me shumë kapacitet.

“Jemi duke realizuar po ashtu grumbullimin derë më derë të mbetjeve tek biznesi, pa pasur nevojë që ato të shkojnë te kazanët e familjarëve. Këtë model të pastërtisë duam të vazhdojmë ta përmirësojmë, duke e shtrirë në të gjithë zonat e Tiranës, me po të njëjtin standard, duke filluar nga qendra deri tek cepi më i lartë në kufijtë e territorit të Tiranës metropolitane”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Të fundit

“Do mësoj, do luftoj!”- Çfarë i tha Melania, Trump-it gjatë vallëzimit!

Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, morën të gjithë vëmendjen me vallëzimin e tyre në ballon pas...

Basha: Programi ynë, i mirëstudiuar sipas nevojës së qytetarëve, jo xhepit!

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas publikimit të raportit të OECD mbi gjendjen shëndetësore në Europë. Sipas tij, raporti thekson mungesën serioze të...

Konferenca e IX-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të zhvillohet në Shën Mitrër, Arbëri

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave fton të gjithë studiuesit dhe interesuarit për të aplikuar për kumtesa në Konferencën e 9-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës, që...

Princ Harry ndalon betejën ligjore kundër botuesit të “The Sun”

Princ Harry ka zgjidhur padinë e tij ligjore kundër botuesit të “The Sun”. Duka i Sussex dhe ish-nënkryetari i Laburistëve, Lord Tom Watson, ngritën veprime...

Trafiku në Durrës në kolaps, vendosen fasha orare për qarkullimin e automjeteve

Prej ditësh, trafiku rrugor në Durrës ka arritur nivele kritike, veçanërisht gjatë orëve të pikut në mëngjes dhe pasdite. Për të disiplinuar qarkullimin, Policia...

Lajme të tjera

Web TV