E rëndë/ Bie nga një lartësi prej 3 metrash në fabrikën e miellit, humb jetën punëtori

Një 50 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, pasi është aksidentuar në punë, në Rrilë të Lezhës.

Paraprakisht bëhet me dije 50-vjeçari ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash teksa punonte në një fabrikë mielli. Ai u dëgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por fatkeqqsisht nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.