test

Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin si drejtuesen e re të SHISH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot, Vlora Hyseni do jetë në krye të SHërbimit Informativ Shtetëror.

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme emërimin e Vlora Hyseni si drejtuese te Sherbimit Informativ e Shtetit, e cila vjen në këtë post pas largimit të Helidon Bendos.

Hyseni erdhi si propozim i kryeministrit Edi Rama, i cili në argumentet e bëra publike në 17 mars, tha se “është besim plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.

Vlora Hyseni ka qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ajo është shkarkuar qershorin e vitit 2021 si zv. drejtuese e AKI nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani prej të gjitha funksioneve të AKI-së.

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, dhjetor 2020-prill 2021.  Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.

Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama. Sipas ligjit për SHISH paçka se kryeministri është propozuesi drejtorit të SHISH fjalën e fundit e thotë presidenti me dekretin e emërimit.

Shërbimi Informativ shqiptar ka qëndruar pa kreun e tij për afro një vit, pasi drejtori Helidon Bendo, u largua për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara duke dhënë dorëheqjen dhjetorin e kaluar.

Të fundit

Samiti i Paqes për Ukrainën, Spiropali takohet në Zvicër me zv.Presidenten e SHBA-ve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është takuar me Zv.Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Trump me deklarata të forta ndaj Zelenskyt: Shitësi më i madh në histori

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është "shitësi më i madh në histori. Sa herë që vjen në këtë vend ai largohet me 60 miliardë dollarë....

Udhëheqësit botërorë në Samitin e Paqes për Ukrainën që mbahet në Zvicër, ç’do ndodhë?

Udhëheqësit botërorë në samitin e paqes në Ukrainë që po mbahet në Zvicër, pritet të miratojnë një deklaratë që riafirmon integritetin territorial të Kievit. Më...

Sot Kurban Bajrami, Kryetarja e Kuvendit uron besimtarët: Sakrificën në emër të besimit

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Nikolla shprehet ndër të tjera që sakrificën në emër...

Ishin përgatitur për të sulmuar shqiptarët, 50 tifozë italianë bien në prangat e policisë

Rreth 50 tifozë italianë janë arrestuar ditën e djeshme, përpara ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Kampionatin Europian të futbollit. Gazeta gjermane Bild...

Lajme të tjera

Web TV