EMRI/ Thika i prek zemrën, dalin detaje të reja nga plagosja në Laprakë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me sherrin e ndodhur pak më parë në Laprakë ku të plagosur mbetën tre person.

Bëhet me dije se i plagosur rëndë ka mbetur Viktor Rrapollari 64 vjeç, ku thika i ka prekur zemrën dhe se aktualisht është i intubuar në spital.

Ndërkohë e lënduar ka mbetur dhe vajza e tij e cila ka plagosur vetëm pak dorën.

Sakaq i plagosur në kurriz ka mbetur dhe një italian i identifikuar si M.M, 47-vjeç.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.