Joshua i nis mesazh Furyt pas fitores ndaj Franklin: “Le të mbarojmë atë që nisëm”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boksieri britanik Anthony Joshua u rikthye fitues në ring pas dy humbjesh dhe tashmë ëndërron që për të tretën herë në karrierën e tij te shpallet kampion bote. Ai ka shënjestruar patriotin e tij Tyson Fury për një duel, me shpresën që t’i rrëmbejë titullin kampion të kategorisë WBC.

Dy ditë pas fitores ndaj Jermaine Franklin ne Londër, ish-kampioni i botës u shpreh: “Unë e di se kë duan tifozët per duelin tim te radhës, ai është Tyson Fury. Tashmë topi është në fushën e tij dhe të vendosë se çfarë do të bëjë. Une do të isha i nderuar të dueloja për titullin kampion t WBC”.

Më tej, Joshua i çon nje mesazh Furyt: “Nese Tyson po më degjon, ai e njeh promovuesin tim dhe le te bisedojmë. Ne kemi pasur dialog më parë mes nesh, kështu që le ta vazhdojmë atë që lamë në mes disa muaj më parë. Nuk po bëhemi më të rinj dhe koha kalon, ndaj le t’u japim fansave atë që duan”.

Promotori Eddie Hearn mbështeti Joshuan në këtë kërkesë, duke shtuar: “Joshua dëshiron luftimet më të medha. Kjo fitore ndaj Franklin largoi presionet që kishte pas humbjeve me Usyk.

Tani presim një reagim nga Fury. Jemi gati te rinisimin bisedimet për një duel me Tyson Fury këte vere”.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV