Këlliçi takon banorët e Kombinatit/ “Do heqim taksat, do fitoni më shumë lekë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi paraqiti nga afër para banorëve të Kombinatit, projektin për zbutjen e kostos së jetesës, ku spikat transporti publik falas.

Ai takoi përfaqësues biznesesh, të cilët u ankuan për mungesën e fuqisë blerëse dhe nga ana tjetër, për barrën e rëndë të taksave që i paguajnë aktualisht bashkisë së Tiranës.

“Ne jemi pensionistë pa pension, jemi në punë pa lekë. Bëje 20-30 mijë lekë xhiro gjithë ditën. Unë pensionist, paguaj taksë shkolle. Ja duke ndenjur, kjo dyqanin andej, unë këtej. Ajo rri kot atje unë rri kot këtu. Me listë, të marrësh bukën me listë, i kam aty, t`i nxjerr vetëm mos i bëj publike. Punohet me listë, taksa këtej, taksën e arsimit unë e kam këtu, të gjithë e kanë 80 mijë lekë mua ma bëjnë 180 mijë lekë,” u shprehën disa biznese.

Këlliçi u konfirmoi bizneseve angazhimin për të hequr apo reduktuar një numër taksash dhe tarifash vendore, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt te biznesi.

“Të jap programin për taksat dhe tarifat, që do t`i heqim dhe do t`i ulim, që të fitoni më shumë lekë. Te taksa e arsimit që ka marrë 42 milionë euro, dhe akoma nuk ka bërë një shkollë këtu tek Unaza e Re për 70 mijë banorë. Pastrim gjelbërimin e paguani, atë do e përgjysmoj. Hapësirë publike ju s`keni, edhe taksën e arsimit do e heq,” tha Këlliçi.

Gjatë takimeve, qytetarët treguan se si një bllok i tërë pallatesh të reja siguronin ujin privatisht, pasi nuk kishin kontrata me UKT. Një qytetar tregoi se i ka shkuar fatura e taksave të prapambetura në 600 mijë lekë, për shkak se prej vitesh ato nuk i ka paguar nga që nuk kishte kontratë me ujësjellësin.

Lexo edhe :  GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

“Gjithë blloku i pallateve këtu nuk kanë kontratë me ujësjellësin. Janë të gjithë me ujë pusi personale. Më ka mbajtur 600 mijë lekë taksë se kemi pasur ujë pusi. 600 mijë lekë, paguaj tashi nga 200 mijë lekë muaj për muaj. Prandaj më mbetën taksat sepse nuk kishim të shkonim atje që të na mbanin taksat edhe u grumbulluan taksat 600 mijë lekë. Ti kërkon dhe të vjen të pret ujin,” u shprehën qytetarët.

Irritimi dhe dëshpërimi me situatën aktuale është i madh te të gjithë, pensionistë, qytetarë apo biznese. Por, përsëri, qytetarët janë optimistë se në 14 maj, do të ketë ndryshim.

“Ngado kam vajtur, nuk të hapin dyert këta fare. I ka ardhur në majë të hundës këtij populli. Dhe kush e ka kuptuar se çfarë po bëhet me këtë milet, ka shkuar aty ku nuk mban më, fukaralliku në fund. Ta gëzosh hala pa hyrë, ta gëzosh. Ti i duhesh këtij vendi, këtij populli ti i duhesh,” tha një tjetër qytetar.

Të fundit

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit...

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e...

Trump vlerëson samitin: Putin është një djalë i fortë, ishte një takim shumë i ngrohtë

Presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi samitin e tij të ndjekur nga afër të premten me Presidentin rus Vladimir Putin me “10” nga 10...

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij të pushtetit dhe po pastron...

Lajme të tjera

Web TV