Rama: Shqipërinë e mafies, krimit e hajdutëve e kemi lënë në të shkuarën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, tha në fjalën e tij në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, se vendin e krimit, mafies e drogës, Shqipëria e ka lënë pas në të shkuarën.

Rama iu kërkoi të ftuarve të bëjnë sa të munden dallimin mes steriotipit të Shqipërisë në mediat e huaja dhe perceptimit të shqisave për vendin ku ndodhen sot.

Kryeministri iu kërkoi pjesëmarrësve nga 38 vendeve të botës, që të ndihen “zotër në shtëpinë tonë”, pasi kështu e shkruan Kodi i shqiptarëve, që “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”.

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Kështu shkruan Kodi i shqiptarëve i pari ligj i shkruar i këtij vendi këtu e më shumë se 5 shekuj më parë dhe për sa kohë zoti na vjen në derë përmes atij që shfaqet në pragun e shtëpisë sonë, ky i fundit është zot shtëpie për aq kohë sa qëndron mes nesh. Miq të ardhur në 38 vende të botës, ndihuni zotër në shtëpinë tonë. Shijoni sa të mundeni dallimin mes stereotipin e Shqipërisë në mediat tuaja dhe perceptimit të vetë shqisave tuaja për vendin krejt tjetër ku keni ardhur sot. Ky që shikoni është i vërteti, ndërsa vendi i krimit, i mafies, drogës, prostitutave e plehrave, hajdutëve e lypsave është pjesërisht një vend të cilin ne e kemi lënë pas në të shkuarën dhe pjesërisht që e mban gjallë në retorikën e tyre dashakeqe dhe spekulante vendas dhe të huaj me gojën e tyre apo penën e tyre”, tha Rama.

 

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV